MENU
klinika

“Nuk kam besim tek Kurti”

Vuçeviç ankohet te Lajçak: Nuk jemi optimistë për krijimin e Asociacionit

18.06.2024 - 11:15

Serbia nuk është optimiste për krijimin e Asociacionit nga qeveria e Kosovës. Kështu është shprehur Kryeministri i Serbisë gjatë një konference për Ballkanin Perëndimor në Athinë, Millosh Vuçeviç. Reagimin e tij, Vuçeviç e dha pas një bisede prej rreth 1 orë me Përfaqësuesin e BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Laçak.

“Kjo është përshtypja ime, nuk mund të them se është mesazh zyrtar i Miroslav Lajçakut, por kam krijuar përshtypjen se Kurti nuk mendon të formojë Asociacionin. Deri në fund të këtij viti askush nuk e sheh formimin e Asociacionit”, u tha Vuçeviç gazetarëve serbë në Athinë.

Ndërkohë i pranishëm në konferencë, Lajçak, deklaroi se, Ballkani Perëndimor ndodhet në një moment të ri i cili nuk duhet humbur. Sipas, Lajçak i takon vendeve të Ballkanit Perëndimor që të përfundojnë reformat dhe të respektojnë vlerat europiane nëse duan të integrohen, tha Lajçak.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë