MENU
klinika

Apeli, vendosi!

Vula dhe logo e PD përfundimisht në dorë të Berishës

11.06.2024 - 14:44

Gjykata e Apelit i ka dhënë vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha.

Trupa gjykuese vendosi të mos pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri.

Për më shumë se 2 orë seancë gjyqësore u dëgjuan përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike zyrtare të Lulzim Bashës dhe të grupit demokrat të Rithemelimit të Sali Berishës.

Në orën 12:35 Trupi gjykues i përbërë nga relatore Alma Ahmeti e anëtarë Iliba Bezati dhe Elona Toro u tërhoqën në dhomën e këshillimit.

Seanca

Nga PD zyrtare në gjykatë ishin përfaqësuesit ligjorë Indrit Sefa, Rezart Kthupi dhe Endri Hasa, ndërsa nga Rithemelimi krahas përfaqësuesve ligjorë, si Ivi Kaso janë dhe deputetët kryesorë mbështetës si Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj.

Rithemelimi kërkoi që Aliebaj të mos ishte palë në proces.

“Ankimimi është firmosur nga nje palë që nuk ka qenë palë në proces. Vetë pala është e paqartë në cila pozita e ka bërë ankimimin” tha Kaso në seancë.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së zyrtare Kthupi u shpreh se jemi në kushtet kur kemi një vijimësi të ushtrimit të kryetarit të partisë, fillimisht nga Basha, pastaj nga Alibeaj’

Vetë Gjykata rezervoi të shprehte një vendim në këtë moment por tha se do të përgjigjej në fund.

Në përfundim të parashtrimit gjyqësor, Ivi Kaso si përfaqësues ligjor i Rithemelimit kërkoi mos pranimin e ankimit të grupit të PD-së së Bashë dhe lënien në fuqi të vendimit të Agron Zhukrit.

Nga ana tjetër Partia Demokratike zyrtare kërkoi prishjen e vendimit të Agron Zhukrit i cili njohu kuvendin e 11 dhjetorit të Sali Berishës. Gjykata mori si provë dhe vendimin e KAS që legjitimoi PD zyrtare për zgjedhjet vendore të 2023.

Beteja prej 2 vitesh

Prej dy vite e gjysmë vijon beteja për vulën e Partisë Demokratike mes demokratëve të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës me shpresën për një vendim final që do të zgjidhë njëherë e mirë fatin ligjor të partisë më të madhe opozitare.

Beteja mes dy grupeve të demokratëve përgjatë këtyre dy viteve e gjysmë përçarje nuk ka qenë vetëm ligjore. 8 janari i 2022 kulmoi në përplasje fizike mes Rithemelimit e PD zyrtare, ku vetëm ndërhyrja e policisë shmangu pasojat fatale.

Në seancën e 27 dhjetorit të vitit të shkuar Gjykata e Lartë i kërkoi Apelit të vendosë përfundimisht për këtë çështje. Në argumentet e saj, Gjykata e Lartë u shpreh se Apeli nuk kishte kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk kishte kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe kishte interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”