MENU
klinika

"Të lejohet qasja në gjithë materialin zgjedhor"

Zgjedhjet e përsëritura lokale në Serbi, Vuçiç ka një kërkesë

05.06.2024 - 12:59

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se është e nevojshme që të lejohet qasja në gjithë materialin zgjedhor të zgjedhjeve të përsëritura lokale në disa pjesë të Serbisë, të mbajtura më 2 qershor.

“Të gjithë që kanë dëshirë të rishikojnë gjithçka duhet të lejohen, prandaj gjithçka duhet të jetë transparente. Mund t’i numëroni 100 herë, si të doni. Natyrisht që nuk ka parregullsi”, ka thënë Vuçiç në një paraqitje televizive në Radiotelevizionin e Serbisë.

Presidenti i Serbisë u është përgjigjur dyshimeve të opozitës që Partia Përparimtare Serbe (SNS) i ka vjedhur zgjedhjet lokale, të mbajtura në 89 qytete dhe krahina në Serbi.

Opozita ka organizuar protesta të martën në Beograd dhe Nish, me kërkesën për të pasur qasje në materialin zgjedhor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Partia e tij merr thuajse të gjitha qytetet

Presidenti Vuçiç po shndërrohet në “Kim Jong-un serb”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë