MENU
klinika

Si po vret njerëzit

Analiza e CNN/ Nxehtësia po teston kufijtë e mbijetesës!

29.07.2024 - 15:51

Philip Kreycik duhet t’i kishte mbijetuar vrapimit të tij. Në verën e vitit 2021, atleti 37-vjeçar përdori një aplikacion për të hartuar një unazë afërsisht 8 milje përmes Parkut Rajonal Pleasanton Ridge në Kaliforni, një shtrirje e madhe parku e mbushur me shtigje.

Në mëngjesin e 10 korrikut, kur shënonin temperatura rekord, Kreycik doli nga makina e tij, duke lënë telefonin dhe ujin brenda. Ai filloi me një ritëm të rrufeshëm, duke përshkruar 5 miljet e para në më pak se gjashtë minuta.

Por, më pas gjërat filluan të shkojnë keq. Të dhënat e GPS nga ora e tij inteligjente treguan se ai ngadalësoi ritmin në mënyrë dramatike. 37-vjeçari doli nga shtegu. Hapat e tij u bënë të çrregullt. Në këtë kohë, termometri shënonte 37.8 gradë Celsius. Kur Kreycik nuk u paraqit në drekën familjare atë ditë, gruaja e tij kontaktoi policinë.

U deshën më shumë se tre javë për të gjetur trupin. Sipas ekspertizës, i nxehti rezultoi fatal për shëndetin e Kreycik.

Fatkeqësisht, tragjedia është larg të qenit unike, shkruan CNN në një analizë të gjatë për pasojat e të nxehtit, ku tregon se vapa ekstreme po shton rastet fatale.

BB rendit disa raste kur qytetarët kanë vdekur duke bërë shëtitje nën diellin e mesditës, në një koncertin e Taylor Sëift, madje edhe në shtëpitë e tyre pa ajër të kondicionuar. Gjatë pelegrinazhit të këtij viti të Haxhit në qershor, rreth 1.300 njerëz vdiqën pasi temperaturat arritën rreth 50 gradë në Mekë.

Kriza klimatike e shkaktuar nga njerëzit po i bën valët e të nxehtit më të rënda dhe të zgjatura. Duke shtuar lagështinë dhe kushtet, disa vende po i afrohen kufijve të mbijetesës njerëzore kur trupat tanë thjesht nuk mund të përshtaten.

Teksa disa njerëz janë më të prekshëm ndaj nxehtësisë se të tjerët, duke përfshirë të moshuarit dhe të rinjtë, askush nuk është i imunizuar, madje as atletët më të mirë në botë. Shumë personin po përjetojnë ankth pasi temperaturat parashikohen të kalojnë mbi 35 gradë në Paris këtë javë, aty ku po zhvillohen Lojërat Olimpike.

Shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë mënyrat se si nxehtësia sulmon trupin. Një mënyrë për ta bërë këtë është me dhomat mjedisore: dhoma ku ata mund të testojnë reagimin e njeriut ndaj një gamë të madhe të temperaturës dhe lagështisë. CNN vizitoi një dhomë të tillë në Universitetin e Uellsit Jugor në Mbretërinë e Bashkuar për të provuar se si vret nxehtësia, por në një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar. Aty, Damian Bailey, një profesor i fiziologjisë dhe biokimisë në universitet përdor një sërë instrumentesh për të gjurmuar shenjat jetësore, rrahjet e zemrës, rrjedhën e gjakut të trurit dhe temperaturën e lëkurës, kur personat që testohen janë në pushim ose duke bërë ushtrime të lehta me biçikletë.

Dhoma fillon me një temperaturë të rehatshme 23 gradë, por rritet deri në 40 gradë. Më pas, shkencëtarët godasin subjektet me lagështi të skajshme, nga 20% në 85%. “Ky është vrasësi”, tha Bailey, “është lagështia me të cilën nuk mund të ambientoheni.”

Si vret nxehtësia?

Nxehtësia ekstreme përshkon mbrojtjen e trupit tuaj, duke u kthyer shpejt nga e pakëndshme në vdekjeprurëse, ndërsa ndjenja e rëndë e një dite të nxehtë kthehet në diçka më keqdashëse.

Shpesh fillon me simptoma si dhimbje koke, ngërçe të muskujve, madje edhe të fikët. Të gjitha këto janë shenja të lodhjes nga nxehtësia, trupi juaj është i dehidratuar dhe fillon të humbasë aftësinë për t’u ftohur.

Goditja e nxehtësisë ndodh kur trupi juaj nuk mund të përdorë truket e tij të zakonshme për t’u ftohur, si djersitja dhe rritja e rrjedhjes së gjakut në lëkurën tuaj, duke çuar në një rritje katastrofike të temperaturës bazë. Sapo temperatura e brendshme e trupit tuaj të fillojë të rritet mbi 40 gradë, ju po ecni drejt vdekjes, tha Bailey.

Mund të çorientoheni dhe të humbni vetëdijen. Organet fillojnë të funksionojnë me vështirësi. Barrierat që ndajnë zorrët mund të bëhen më poroze, duke nxjerrë toksina vdekjeprurëse në qarkullimin e gjakut. Në fund, zemra ndalon së rrahuri.

Nxehtrësia degradon kapacitetin tuaj mendor, duke ju penguar të kuptoni se në çfarë rreziku të tmerrshëm jeni, shtojnë ekspertët.

Kjo është arsyeja pse ne kemi kaq shumë histori të njerëzve që vdesin teksa vrapojnë dhe ecin, tha Moseley.

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika