MENU
klinika

I konsiderojnë “tradhtarë”

Banderola\ Dy heronjtë e Spanjës nuk gjejnë paqe

16.07.2024 - 12:22

Mikel Merino dhe Mikel Oyarzabal u bënë heronjtë e Spanjës, pasi shënuan golat e fitores, respektivisht në çerekfinalen kundër Gjermanisë dhe finalen kundër Anglisë.

Oyarzabal e festoi golin kundër Anglisë me stil dhe madje në deklaratat e tij pas ndeshjes u shpreh se ka bërë detyrën.

“Kam bërë punën time dhe atë që duhet të bëja në çdo moment. Kam pasur fatin të fitoj dhe kur kam kaluar nëpër ngjarje të çoroditura. E vlerësoj shumë të qenurit këtu dhe nëse ke fatin me vete kjo të ndihmon.”

Por kontributi i sulmuesit dhe mesfushorit në suksesin e “La Rojas”, duket se nuk është pritur mirë në rajonin bask, ku të dy futbollistët kanë lindur.
Një grup personash të panjohur kanë vendosur pankarta në komunën Biscayan të Elorrio, qytetin e nënës së Oyarzabal, kundër pranisë së sulmuesit të Real Sociedad. Gjithashtu në pankartë shënohet edhe emri i shokut të tij te ekipi bardheblu, Mikel Merino i cili ka lindur në qytetin e Pamplonas.

“Jo pranisë në skuadrën spanjolle”, shkruhet në gjuhën baske në banderolë, ku një flamur spanjoll po ashtu është kryqëzuar me bojë të zezë.

Nën telajo janë shkruar emrat e dy lojtarëve të shoqëruar me fjalën “tradhtarët” së bashku me një simbol svastika të kryqëzuar.
Edhe Arnaldo Otegi, pjesë e partisë nacionaliste baske “Euskal Herria Bildu”, e cila ka kërkuar pavarësisë e rajonit, reagoi për prezencën e dy lojtarëve në kombëtaren spanjolle.

Otegi tha se ai vetë nuk do të festojë asnjëherë një fitore për Spanjën pasi nga këndvështrimi i tij, ajo kombëtare nuk e përfaqëson atë.

“Nuk është ekipi im, nuk është mbreti im dhe nuk është himni im. Disa besojnë se ne jemi anti-spanjollë, por ajo që dua është të ngre një reflektim tjetër, dhe ai është se lojtarët baskë nuk kanë mundësi të luajnë me ekipin bask, sepse shteti spanjoll e mohon këtë për ne baskët.”