Fredi Beleri arriti të marrë lejen dhe të betohet si eurodeputet në Parlamentin Europian në Strasburg. Megjithatë deklaratat e tij, ngritën mjaft polemika, teksa nga Athina deklaroi se Himarën nuk do ta lërë nëna Greqi.
Gazetari Anri Bala thekson për një emision televiziv se Beleri tashmë është një kapitull i mbyllur mes Shqipërisë dhe Greqisë, pasi dje u pa një foto mjaft miqësore në Londër mes Ramës dhe Mitsotakis.
‘Fredi Beleri deri tani është parë si mjet për qëllimet e Mitsotakis. Foto e djeshme e Ramës me kryeministrin grek tregon se Beleri është njësoj siç janë zyrtarët e Ramës për Ramën kur kanë raporte me drejtësinë. Takimi i djeshëm kapitull i mbyllur i drejtësisë për Belerin. Foto e djeshme në Angli, tregon jo më pak se Greqia është tërhequr në punët e brendshme të Shqipërisë.
Fredi Beleri, një person i dënuar me vendim të formës së prerë, të largohet jashtë vendit pa vendim gjykate. Sipas jnë neni të KPP, duhet të merrte leje vetëm nga gjykata jo nga drejtoria e brugjeve,. Deklarata e Belerit janë të qarta, bën politikën e shtetit grek. Himariotët kanë nënën Greqi nga pas. Ai e kishte për të gjithë himariotët.’
Ndërsa gazetari dhe analisti Mentor Kikia tha në lidhje Skype se Beleri u shpreh në atë mënyrë mjaft i mllefosur ndaj asaj që ka ndodhur këto kohë me të ndaj Shqipërisë, si dhe dukej shumë emocional.
‘Deklaratat e tij në momentin kur mbërriti në Athinë ishin të mbushura me mllef për atë që la pas dhe që duhet ta vazhdojë kur të kthehet. Është një 2 vjeçar i mbushur me akuza, për një proces sipas tij me prova të inskenuara. Ajo që deklaroi ishte emocionale, por ndërkohë ka edhe mllefosje. Pa dyshim s’janë kurrkund deklarata serioziteti politikani. Aq më keq që lidhen me një eurodeputet.
Por zbulojnë atë që konsiderohet imazhi i vërtetë i atij që do të ishte kryetari i bashkisë Himarë. Ka pasur një background aspak dinjitoz. Një politikan që nuk premton aspak mjedis të qetë por një mjedis nxitës konflikti. Duke parë ato deklarata ishte fat që zoti Beleri nuk mori drejtimi ne bashkisë Himarë. Do kishte probleme mes qytetarëve shqiptarë dhe grekëve. Nuk do aspak rol në parlament Fredi Beleri. Është politikan modest, aspak i konsiderueshëm. S’do mund të ndërtojë dot asnjë diskutim atje. Atë minutazhin atje do ta shfrytëzojë kundër Shqipërisë. Është një deputet i ekstremizmit grek.’