MENU
klinika

“Furia e kuqe” siguron gjysmëfinalen

“Bie” Gjermania, Spanja hakmerret në “frymën e fundit”

05.07.2024 - 20:50

Gjunjëzohet Gjermania. Spanja ka ndëshkuar vendasit pas rreth 120 minutash lojë duke siguruar gjysmëfinalen.

Gjermania barazoi sfidën pas rreth 90 minutash lojë, por “Furia e kuqe” u hakmor duke shënuar golin e dytë në fund të 30 minutave kohë shtesë.

Spanja shkon në gjysmëfinale dhe duhet të përballet me fituesin e ndeshjes Francë- Portugali.

Skuadra e drejtuar nga Luis De La Fuente zhbllokoi takimin në minutën e 52. Jamal nga e djathta gjeti hapësirën për pasimin tek Olmo, i cili gjuajti dhe mposhti portierin Nojer.

Kur mendohej se Spanja do të kualifikohej në gjysmëfianle, Gjermania gjeti golin e barazimit në minutën e fundit. Fantastik Uirtz, mposhti Simon 2 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Në minutën e 8, Pedri pësoi dëmtim dhe la fushën e lojës me lot në sy.

Në minutën e 15, Jamal tentoi nga goditja e dënimit, por topi shkoi jashtë edhe pse kaloi murin.

Në minutën e 21, Kimish nga e djathta harkoi në mënyrë perfekte në zonë, ku Haverc gjuajti me kokë, por shumë në qendër, duke dërguar topin në duart e portierit Simon.

6 minuta më vonë, Spanja fitoi një tjetër goditje dënimi. Uilliams gjuajti, por spanjollët nuk e shfrytëzuan siç duhet.

Në minutën e 33, Kimish futi nje top në zonë,, por Simon priti topin e gjuajtur nga gjermani.

2 minuta më vonë, Haverc pati një tjetër rast për të kaluar Gjermaninë në avantazh, por u ndal sërish nga portieri Simon.

Në minutën e 36, Uilliams dha një tjetër shkëndijë me një shpërthim në të majtën, teksa u ndal nga Nojer në shtyllën e parë.