MENU
klinika

“INSTAT s’i shkoi fare disa grekëve në shtëpi”

CENSI 2023 / Pas Kishës Ortodokse ankohet edhe OMONIA

21.07.2024 - 11:42

Pas Kishes Ortodokse qe u ankua per numrin e besimtareve, ka reaguar edhe OMONIA lidhur me rezultatet e Censit 2023 dhe në një deklaratë të ndarë për mediat, thuhet refuzojnë të dhënat e Censit.

Sipas OMONIA-s, përfaqësuesit e minoriteteve në Shqipëri refuzojnë të dhënat dhe kërkojnë që për minoritarët të bëhet një tjetër regjistrim i posaçëm.

Sipas të dhënave të publikuara nga Censi për vitin 2023, në vendin tonë jetojnë rreth 23 mijë grekë.

OMONIA thotë se nuk ka bazë të besueshme të dhënash dhe se sipas tyre janë përjashtuar nga mbledhja dhe përpunimi i të dhënave.

Po ashtu, në deklaratë thuhet se ka pasur mungesë transparence dhe pretendohet se “në raste të përsëritura, njësitë familjare të pjesëtarëve të minoriteteve nuk u vizituan nga anketuesit e ngarkuar.”

Lënda: Takim i formacioneve politike dhe organizatave të minoriteteve kombëtare në Tiranë për procesin e Regjistrimit Popullsisë në Shqipëri. Refuzojnë rezultatet dhe parashtrojnë kërkesë për procedurë të posaçme të regjistrimit ekskluzivisht për minoritetet me respektim të parimit të vetidentifikimit.

Të Mërkurën e kaluar, 17 Korrik 2024, me iniciativë dhe koordinim të Kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut z. Vangjel Dule, u organizua në Tiranë takim me pjesëmarrjen formacioneve politike dhe organizatave përfaqësuese të minoriteteve kombëtare në Shqipëri.

ISS Crew Forced to Take Shelter After Russian Satellite Breaks Apart
Keep Watching

Çështje ekskluzive e diskutimeve përbënte procedura e Regjistrimit Popullsisë Cens23 që u realizua në vend gjatë vitit të kaluar dhe rezultatet së fundmi të shpallura nga Autoriteti Shtetëror i Statistikave – INSTAT.

Pas diskutimeve u adoptua bashkërisht teksti i konkluzioneve paraprake për pikën e vetme të rendit të ditës së Takimit, që u përgatit nga ana e Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek OMONOIA, si grupi më i rëndësishëm nga madhësia numerike dhe impakti historik, sikundër dhe më i mirëorganizuar në politika të sanksionimit dhe zbatimit të politikave që lidhen me Minoritetet Kombëtare.

Në përmbyllje u konkludua duke nënvizuar se procesi shtetëror i regjistrimit refuzohet nga gjithë spektri i përfaqësuesve të minoriteteve, që nga njëra anë i bën rezultatet e publikuara të pabesueshme dhe për pasojë të refuzueshme dhe nga ana tjetër nxjerr në pah probleme më thelbësore që lidhen me diskriminime dhe represione të minoriteteve.

Politikat qeveritare në këtë fushë karakterizohen nga elementë të mentalitetit totalitarist nacionalist që për rrjedhojë nuk përputhen me angazhime detyruese të vendit nga anëtarësia në konventa ndërkombëtare respektive dhe as me parakushtet që imponohen të përmbushen në kuadrin e integrimit në BE.

Përfundimisht gjithë pjesëmarrësit e interesuar në vend, kërkojnë që rezultatet e shpallura të mos mirën parasysh në implementimin e politikave qeverisëse për minoritetet.

Për më tepër pretendojnë arsyeshëm aplikimin e një procedure adekuate ekskluzivisht për regjistrimin e demografisë dhe dhe gjeografisë së komuniteteve të pjesëtarëve të Minoriteteve Kombëtare me zbatim rigoroz të së drejtës dhe kriterit të vetidentifikimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Na kanë ikur besimtarë jashtë se s’ka mundësi…“

Rezultatet e censit 2023, shqetësojnë Kishën Katolike