MENU
klinika

Nikolla ndërpret seancën

Deputetët e PD bllokojnë foltoren

04.07.2024 - 11:22

Me tensione dhe debate të forta është shoqëruar seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend.

Rrëzimi i kërkesës së opozitës për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, revoltoi deputetët demokratë.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka kërkuar 5 minuta pushim, pasi deputetët e PD kishin rrethuar foltoren dhe nuk pranonin të uleshin në vendet e tyre për të vijuar një seancë në kushte normale.

Gjatë seancës, deputeti Flamur Noka iu drejtua foltores, por Nikolla i fiku mikrofonin, pasi tha se fjala nuk është për procedurë.

Kjo shkaktoi debate të forta dhe ofendime, ndërsa u desh edhe ndërhyrja e Gardës.

Pjesë nga debati:

Dashnor Sula: Kërkoj nga ju të respektoni rregulloren për fyerjen që i bëri një koleg me fjalë të poshtra, Bardhit. Është e drejtë e çdo deputeti të bëjë politikë, por jo të fyej.

Linda Nikolla: Nuk ke të drejtë të flasë për shkresën

Dashnor Sula: Më jep mundësinë që të shprehem…. Në bashki është ka grup kriminal…

Lindita Nikolla: As kjo nuk është procedurë, po ua ndërpres fjalën. Ju lutem uluni në vend tuaja! 5 minuta pushim.