MENU
klinika

“E dëgjova zemërimin e britanikëve“

Disfata në zgjedhje, Sunak heq dorë nga drejtimi i partisë

05.07.2024 - 13:11

Kryeministri britanik në largim Rishi Sunak deklaroi të premten se do të heqë dorë nga drejtimi i partisë së Konservatorëve, pas humbjes së thellë në zgjedhje.

“Duke parë rezultatin, unë dorëhiqem nga posti i liderit të partisë,” tha Sunak në një deklaratë që pritet tashmë të nisë garën për liderin e ri të konservatorëve.

“Për vendin, do të thoja fillimisht që më vjen shumë keq,” shtoi Sunak teksa fliste në një deklaratë televizive jashtë Downing Street.

“Unë i kam dhënë gjithçka detyrës sime, por kam një shenjë të qartë që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të ndryshojë, dhe është gjykimi juaj, i vetmi që ka rëndësi.”

Në zgjedhjet e së enjtes, partia e Sunak doli humbëse ndaj opozitës, Partisë Laburisë. Disa ministra të kabinetit konservator humbën vendet e tyre në Parlament dhe partia duhet të vendosë tani se si t’i përgjigjet sfidave të opozitës.

Kryeministri në largim tha gjithashtu se është i vetëdijshëm për “zemërimin” e votuesve britanikë i cili i dha Partisë së tij Konservatore humbjen e saj më të rëndë që ka pësuar ndonjëherë dhe u kërkoi u kërkoi falje kandidatëve që humbën ulëset në Parlament.

Rusia aktivizon “Oreshkin”

Paralajmërimi ogurzi që vjen nga Ukraina!

Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat