MENU
klinika

"S’më vjen keq që të shkoj në qeli"

Doli përkohësisht nga burgu, rikthehet Fredi Beleri

20.07.2024 - 11:19

Fredi Beleri, i cili doli përkohësisht nga qelia për t’u betuar si eurodeputet në Strasburg, është rikthyer në Shqipëri

“S’më vjen keq që të shkoj në qeli”, ka deklaruar eurodeputeti.

Fredi Beleri do të vuajë pjesën tjetër të mbetur të dënimin në burg. Apeli i GJKKO-së e ka dënuar me 2 vite qëndrim pas hekurave për blerje votash.

Ai u arrestua më 12 Maj dhe pavarësisht se ndodhej pas hekurave fitoi zgjedhjet vendore në Himarë.

Por, Fredi Beleri nuk arriti që të betohej si kryebashkiak pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij.

Eurodeputeti u lirua nga qelia përkohësisht më 15 korrik me vendim të Drejtorisë së Burgjeve për t’u betuar si eurodeputet.

Drejtori i Burgjeve miratoi kërkesën 5-ditore për Fredi Belerin, në mënyrë që ai të shkonte në Parlamentin Europian.

Sipas njoftimit, leja e Belerit niste henën (15 korrik) dhe përfundonte ditën e sotme, më 20 korrik, ku do të vijojë dënimin në burgun e Fierit.