MENU
klinika

Merr pjesë në varrimin e nënës së tij

Dritan Dajti del përkohësisht nga burgu

27.07.2024 - 14:38

Dritan Dajti la përkohësisht qelinë, pasi iu është dhënë leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të nënës së tij.

Mësohet se nëna e të dënuarit me burgim të përjetshëm ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Ndërkohë autori i vrasjes së 4 policëve në gusht të vitit 2009, ka kërkuar lirimin nga qelia me pretendimin se i ka mbaruar dënimi me 25 vite burg, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila pranoi kërkesës e tij për gjykim të shkurtuar.

Dritan Dajti, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ka kërkuar deklarimin e përfundimit të ekzekutimit të vendimit të dënimit me 25 vjet burgim.

“Nga përmbajtja e shkresës “Dinamika e vuajtjes së dënimit për të dënuarin” rezulton se nga data e arrestimit, datë 07.08.2009, deri më datë 30.04.2024 i dënuari ka vuajtur gjithësej 24 (njëzet e katër) vjet, 8 (tete) muaj e 13 (trembëdhjetë) ditë”, thuhet në kërkesën për lirim nga qelia.

Gjithashtu, Dritan Dajti dhe avokati i rij Alban Kapxhiu, i kanë bërë kërkesë më 4 korrik 2024 drejtorit të burgut të Peqinit lëshimin e urdhërit per kryerjen e procedures se lirimit.

“Por siç rezulton ne fakt, ndonse Dritan Dajti e ka perfunduar ekzekutimin e vendimit të dënimit me 25 vjet burgim, Drejtori i I.E.V.P.Peqin, z. Florenc Doka, ende nuk e ka nxjerre urdhrin me shkrim qe personeli i institucionit te kryej veprimet per lirimin e tij”, thuhet në shkresë.

Por vendimi i Gjykatës së Apelit për dënimin me 25 vite burg të Dritan Dajtit është rrëzuar nga Gjykata e Lartë, e cila ka rikthyer në burg përjetë me një vendim të datës 11 qershor.

Dritan Dajti ishte në prag të lirimit nga qelia, por Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg.

“Prishjen e vendimit nr.13, date 08.02.2019 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe lënien në fuqi të vendimit nr.95, datë 23.07.2014 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda”, thuhej në njoftimin e Gjykatës së Lartë që rikthyer në burg përjetë autorin e vrasjes së katër efektivëve të policisë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN