Në prezantimin e raportit për punën e SPAK gjatë vitit 2023, kreu i kësaj strukture Altin Dumani e ka konsideruar krimin e organizuar shqiptar ndër më të fuqishmit në botë.
Në fjalën e tij, ai tha se pavarësisht këtij fakti, masat e arrestit në burg zënë 49% të totalit.
“Paçka se hetojmë krimin e organizuar, sot për të qenë realist ndër më të fuqishmit në botë dhe një nivel të sofistikuar subjektesh, masa e arrestit në burg në kërkesat tona zë vetëm 49% të totalit për të cilat është kërkuar një masë sigurie. Aktualisht, numri total i të paraburgosuve nëpër institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale nga SPAK zënë vetëm 8.5% në raport me numrin e përgjithshëm të të paraburgosurve në Shqipëri”, tha ndër të tjera Altin Dumani.