Vinsent Kompani është zyrtarisht në krye të Bajernit prej disa javësh.dkfjjfPasi skuadra filloi punën në “Sabener Strase” të premten për herë të parë që nga kthimi prej kampi stërvitor në Tegernse, belgu prezantoi menjëherë diçka të re, 38- vjeçari përdori një pilot droni për herë të parë për qëllime analiza taktike. Sipas asaj që raporton gazeta “BILD”, ndihmëstrajneri, Rodjse Munienge, pilotoi një dron mbi fushën e stërvitjes në mënyrë që të mund të ekzaminonte stërvitjen në detaje nga pamja e një “zogu”. Ky imazh, për shembull, të lejojë që manovrat e lojtarëve ose loja specifike e pozicionit gjatë njësive të analizohen më mirë.
DRONËT NË TË VËRTETË JANË TË NDALUAR NË MYNIH Një tjetër veçori është përdorimi i një droni për herë të parë, sepse objekte të tilla fluturuese në fakt janë kategorikisht të ndaluara mbi zonën e stërvitjes së rekordmenëve gjermanë. Banorët dhe tifozët në përgjithësi janë të ndaluar të fluturojnë mbi prona private. Në vitin 2020, një vizitor madje shkaktoi një operacion policor, duke përdorur një dron mbi vend.
Sigurisht, këto kufizime në përgjithësi nuk vlejnë për ata që janë përgjegjës për Bajernin. Megjithatë, Kompani dhe ekipi po tërheqin vëmendjen me metodat e tyre të reja. Mbetet të shihet me interes nëse gjigantët nga Mynihu do ta aplikojnë këtë strategji edhe në seancat e ardhshme përgatitore. Vinsent ka ardhur me pritshmëri të mëdha në “timonin” e Bajern Mynih, aty ku rrëzimi i Leverkusenit nga “froni” i Bundesligës është hapi i parë madhor.