MENU
klinika

“Turistë të përgjuar”

Ekspozita që zgjon kujtime nga vitet e regjimit komunist

23.07.2024 - 14:16

Dy pedagoge dhe eksperte të turizmit, Brunilda Liçaj dhe Arjana Isaku kanë hapur një ekspozitë të veçantë në qytetin e Durrësit, duke kthyer banesën e vjetër të familjes Mima në një nga rrugicat e qytetit bregdetar, në shtëpi-dëshmi të viteve të regjimit komunist.

Ekspozita titullohet “Turistë të përgjuar” dhe rrëfen përmes ndërtimit, arredimit, dokumenteve dhe botimeve të kohës, historinë e pas Luftës së Dytë Botërore, vite në të cilat jo vetëm shqiptarët, por dhe turistët e huaj që u lejuan ta vizitojnë Shqipërinë, iu nënshtruan përgjimit. Ekspozita vjen si një udhëtim pas në kohë, në vitet e diktaturës komuniste dhe përgjimit nga Sigurimi i Shtetit.

Ekspozita sjell edhe një eksperiencë të veçantë e disi të harruar që të krijon sirena e alarmit që paralajmëronte futjen në vendstrehime, për t’u mbrojtur nga armiqtë imagjinarë.

Turistët ishin kureshtarë. Donin të zbulonin dhe kuptonin më shumë nga vendi më i izoluar i globit, që gjithçka e realizonte me forcat e veta, por përballeshin me lëvizje dhe informacion të kontrolluar nga partia-shtet.

Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët e huaj dhe vendas, duke ofruar një dritare informative për të njohur dhe reflektuar mbi këtë periudhë të errët të historisë shqiptare.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!