MENU
klinika

“Duhet të ketë një betejë brenda PD-së”

Elezi: Basha nuk do e ndjekë partinë e re, nuk i përfaqëson dot

11.07.2024 - 17:16

Ish-kandidati për kryetar të PD, Ibsen Elezi foli për situatën në të cilët ndodhte grupimi i Lulzim Bashës dhe mundësinë për krijimin e një partie të re, pasi vula dhe logoja e PD-së iu kthye Sali Berishës.

Sipas Elezit, Basha nuk do e ndjekë partinë e re, ndërsa shtoi se duhet të ketë një betejë brenda PD-së.

Sakaq, ai u ndal te protesta e thirrur nga opozita, që do të zhvillohet këtë të enjte, ku u shpreh se njerëzit që e drejtojnë këtë tubim nuk janë serioz dhe për pasojë nuk do ketë besueshmëri nga qytetarët.

“Një ide ka qenë, një lëvizje nga zoti Kadillit. Di që aty ka dy rryma. Një rrymë që pretendojnë të ndërtojnë një parti të re me frymë euroatlantie. Ajo që ka bërë Basha duke dalë si euroatlantik, nuk është serioze.

Nuk besoj që zoti Basha do i ndjekë në partinë e re, nuk i përfaqëson. Ndoshta dhe ata nuk do e duan. Kur nuk ka marrëveshje, fillon ndarja dhe pas ndarjes nis përplasja.

Sipas meje nuk shkon që janë një degëzim i degëzimit të Bashës dhe kjo nuk krijon impakt në opinionin publik. Unë jam skeptik se mund të ketë sukses diçka e tillë. Do doja të kishte një betejë brenda PD-së.

Basha nuk i përfaqëson dot. Modeli i Bashës dhe i Berishës janë modele të njëjta po t’i analizosh edhe pse kanë fytyra të ndryshme. Urrejnë debatin, votën, janë modele autokratë.

Tubimet janë shfaqje të një pakënaqësie. Në momentin që partitë politike përfshijnë, kauza duhet të jetë shumë e madhe. Nuk përbën sens se njerëzit që e bëjnë këtë nuk janë serioz.

Njerëzit që e drejtojnë këtë nuk tregojnë seriozitet dhe besueshmëri, as zoti Berisha. Kjo nuk është serioze. Të mbledhësh 10 mijë vetë quhet dështim. S’duhet të kishte një reagim mbarë popullor, por që nuk ka. Njerëzit rrinë në shtëpitë e tyre dhe shohin (protestat) nga televizioni.”, u shpreh ai në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News.