Ndryshe sa kishte deklaruar Kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë vizitës në Gjadër më 5 qershor 2024, se ‘kampet e emigrantëve në Shqipëri do të jetë operative më 1 gusht’, ekspertët teknikë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës së Romës e cila ka kompetencat për shqyrtimin e kërkesave të azilkërkuesve, deklarojnë se do të duhen të paktën 10 ditë të tjera që të përfundojë.
Ndërkohë në Gjykatën e Romës, vijon puna për montimin e 10 mega ekranëve që do të shërbejnë për të shqyrtuar në videokonferencë nga Gjadri kërkesat e azil të emigrantëve afikane. Aty 22 gjykatës do të shqyrtojnë brenda 28 ditëve kërkesat e tyre për azil.
Fillimisht emigrantët do të qëndrojnë në kampin e ngritur ne portin e Shëngjinit pastaj do të zhvendosen ne Gjadër brenda 48 orëve.
Numri i zbarkimeve në brigjet italiane është në rënie. Mbërritjet e azilkërkuesve në territorin Italian nga Afrika e veriut në muajin qershor janë vetëm një e treta e atyre të regjistruara në të njëjtin muaj të vitit 2023.