MENU
klinika

Bileta me çmime absurde

Fansat e Billie Eilish refuzojnë të marrin pjesë në koncert

23.07.2024 - 09:40

Fansat e Billie Eilish kanë mbetur të shokuar nga çmimet e biletave për të ndjekur shfaqjet e saj. Pavarësisht se ka mbetur edhe një vit i tërë para mbërritjes së turneut të Billie Eilish në Mbretërinë e Bashkuar, fansat në rajon janë revoltuar pasi kanë zbuluar çmimin e biletës.

Biletat dolën në shitje në maj, por koncertet e yllit në arenën O2 në Londër kanë ende vende të disponueshme dhe fansat mendojnë se ka një arsye pse kjo mund të jetë.

“Më vjen mirë që Billie Eilish nuk mund të shesë ose madje të plotësojë paksa ndonjë nga tre takimet e saj në arenën O2, sepse e vetmja mënyrë për të marrë biletën më të lirë është duke mos blerë bileta tepër të shtrenjta”.

“234 funte (277 euro) të jetë bileta më e lirë është qesharake.”

Një tjetër tha: “I habitur se si një biletë në këmbë për turneun e Billie Eilish vitin e ardhshëm në O2 është 250,50 funte (296 euro).

Një i tretë shtoi: “Kjo lloj gjëje po bëhet absurde”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kopertina e re e ‘Vogue’ i lë të gjithë pa fjalë

A e kishit parë ndonjëherë Billie Eilish kështu?

Për çfarë e akuzojnë këtë herë?

Billie Eilish ka një përgjigje për të gjithë