MENU
klinika

Pezullim nga puna

Flet mjekja e skandalit, Pere: “Jam qelibar…”

02.07.2024 - 22:03

Mjekja Alketa Imeri Pere, e pezulluar nga puna pas skandalit në Spitalin Onkologjik, ka mohuar të ketë lidhje me dërgimin e pacientëve në spitalin privat “Megis”.

Ajo u shpreh në “Top Story” se nuk i ka thënë ka thënë asnjëherë pacientëve të shkojnë tek privati.

“Një mjeke me 30 vite eksperiencë që ka shpëtuar mijëra jetë njerëzish. Kam shkuar në punë në ’97 mes plumbave, as në kovid s’e ndala punën. Marrëdhënien më të dobët e kam me kirurgët sepse u kam thënë mos i çoni pacientët në spitalet tuaja private.

I kam dërguar një mesazh para disa kohësh, drejtoreshës, ku i thashë për problematikën. E dija që i nisnin pacientët, te privati. Nuk e di çfarë të them, për ndëshkimin. Jam qelibar, kurrë në jetën time, t’i kem thënë pacientit që të shkojë te privati, për të bërë qoftë një analizë”, tha Alketa Pere.