MENU
klinika

“Do hipi në vinç e të hidhem…“

Fuga bën denoncimin: Lekët mund të m’i rrëmbeni, plaçkisni, por…”

04.07.2024 - 12:39

Artan Fuga ka bërë një denoncim publik, për faturën e dritave që i ka ardhur në shtëpinë në Durrës.

Postimi i Fugës

Njoftim për mediat: Denoncim publik!

Lekët mund të m’i rrëmbeni, plaçkisni, por të drejtat e mia nuk i jap!

—————————-

Ku ta kesh mendjen më parë! Duhet të mbrohesh veç të tjerash edhe nga agjenci publike që as çajnë kokën për të drejtat e klientit.

Na trajtojnë si qenër, jo si klientë, por si qytetarë të dorës së dytë, sikur të ishin pushtuesit tanë, na trajtojnë si skllevër pa të drejta, por që kemi vetëm detyrime.

Po pse me paratë tona do të mbushni deficitetet tuaja, o zotërinj? Mblidhni mo mendjen dhe jepni llogari për keqmenaxhimin tuaj!

Të fut dorën në xhep me një faturë të kripur mujore prej 78.000 lekësh OSSHE e Durrësit dhe të bie si çomange në mes të verës!

Ankohu, thotë, brenda 40 ditësh ke përgjigje!

Jo po hajde pas dyzet vjetësh sa i sorollati në shkretëtirë Moisiu hebrenjtë!

Na bëjnë për të pirë fotoksinë, si ai heroi pardje që na dha shembullin e vetëflijimit!

Unë të fus dorën në xhep, ti hajde pas dyzet vjetësh se të jap përgjigje! Por, lekët t’i kam përlarë!

A dëgjoni, sikur të të vjedhi dikush dhe të thotë: ankohu pas 40 ditësh! Ali Baba me dyzet garipa, pas dyzet ditësh, duku!

T’a fut dorën në xhep, çomangen në kokë dhe ca nëpunës si zogj të trembur të japin të drejtë, por jo zgjidhje, të drejtohen me sytë me urrejtje dhe përçmim, të tallin, ose flasin brockulla, ngatërrohen me këmbët e tyre dhe nuk sqarojnë asgjë!

Pa asnjë kulturë administrative, lëre më juridike, lëre pastaj komunikimi publik.

Sikur je në ndonjë shtet në Tajare, ku ende nuk ka ndodhur Revolucioni anglez i shekullit 17, as Revolucioni francez i shekullit 18, në ndonjë ishull të humbur të Orientit të largët, ku nëpunësi më i ulët i drejtohej robit të vet: Unë në emrin tim të vras ty!

Të, kapësh kokën me duar, të hypësh në ndonjë vinç trageti dhe të hidhesh në det, te peshqit! Të duket sikur flet me murin!

Gjithçka e mbështetur mbi poshtërimin e klientit, nuk informojnë asgjë, sahatet e ndodhura nuk e di se ku i lexojnë nuk e di se kush, paguan dy herë taksat dhe kur ua thua se ç’lidhje kam unë me ndriçimin e rrugëve, nuk kuptojnë se më taksojnë dy herë, pra më shkelin të drejtat e mia si qytetar!

Cfarë poshtërimi!

Unë nuk kam rrugë tjetër veç denoncimit!

Edhe kur paguan faturën e energjisë duhet të marrësh avokat!