MENU
klinika

Detajet

Hetimi për Arben Ahmetajn/ SPAK dërgon letërporosi në disa shtete

03.07.2024 - 21:30

Kur ndaj ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj vazhdon të jetë në fuqi një mandat arresti që bazohet tek një masë sigurie shpallur nga Gjykata Antikorrupsion shpallur nga gjykata Antikorrupsion, SPAK kërkon ndihmën e ndërkombëtareve ndaj ish funksionarit të shtetit shqiptar.

Ministria e drejtësisë konfirmon se ka deleguar tre letërporosi dhe konkretisht drejt Hungarisë, Suedisë dhe Vjenës , dhe diçka e tillë konfirmon hetimin për pastrim parash ndaj Ahmetaj

Ky veprim vjen në kohën kur është pezulluar gjykimi për privatizimin e shoqërisë Buka , për të cilën kundër Ahmetaj , ish zv. kryeministër dhe njëherësh ish ministër financash, SPAK ka zyrtarizuar akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Pezullimi i gjykimit ndaj ish funksionarit do të zgjasë një vit me detyra të lëna nga Gjykata Antikorrupsion për ta gjetur Ahmetajn.

55 vjeçari akuzohet në këtë dosje për një firmë të lëshuar gjatë 2014 e cila I hapi rrugën privatizimit të shoqërisë përmes ankandit të aksioneve shtetërore.

Një transfertë bankare përcjellë drejt Hungarisë nga një subjekt privat.

Arben Ahmetaj po hetohet edhe në çështjen e inceneratorëve për krimin e korrupsionit , fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Veç mandatit të deputetit që e humbi në krye të gjashtë muajve, si dhe masës arrest me burg , disa pasuri dhe llogari bankare vazhdojnë të mbahen në sekuestro.