MENU
klinika

Shqipëria dhe Kosova, në zi për Kadarenë!

Homazhe Gjeneralit të Letrave Shqipe

03.07.2024 - 11:23

Homazhet në nder të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadaresë kanë nisur që të mbahen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Në nder të Ismail Kadaresë, qytetarë të shumtë dhe personalitete të njohur kanë mbërritur në TKOB për t’i bërë nderimet shkrimtarit të madh.

Të pranishme në sallën ku mbahen homazhet për Kadarenë janë bashkëshortja e tij, Helena, dy vajzat, Gresa dhe Besiana Kadare si dhe familjarë të tjerë të kolosit të Letërsisë Shqipe.

Në ndër të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, mbahen sot homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Ceremonia e nderimeve për shkrimtarin e madh organizohet me protokoll shtetëror nën kujdesin e Kryeministrisë.

Nga ora 09:00-12:30 do të mbahen homazhet dhe më pas kortezhi do të niset drejt varrezave të Tufinës.

Ismail Kadare u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare më 1 Korrik 2024 pas një arresti kardiak.

Këshilli i Ministrave e shpalli ditë zie kombëtare 2 dhe 3 Korrikun. Në nder të Kadaresë edhe Kosova mban zi pasi dita e sotme është shpallur zi shtetërore.