MENU
klinika

Cila ishte kërkesa e Helenës

Homazhe gjeniut Kadare, Rama: Jam si në provim, para fytyrës së tij tallëse!

03.07.2024 - 12:59

Është drejt përfundimit ceremonia e homazheve në nder të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, që u nda nga jeta dy ditë më parë.

Fjalën në ceremoni e ka mbajtur kryeministri Edi Rama, i cili zbuloi se një detyrë e tillë iu kërkua nga bashkëshortja e gjeniut, Helena Kadare.

Ai ka zbuluar edhe skenën me shenjtoren Nënë Tereza në sallë, ku tha se ishte një rastësi, pasi po montohej për një shfaqje.

Kreu i qeverisë tha se e di që Kadare do do të ndjehej i marrë nën mbrojtje, nën hijen e shenjtores së tij të dashur.

Trupi i Kadaresë, do të përcillet pas pak, në banesën e fundit.

Ishte këtu, kishte ardhur më parë, njoftimi që salla ishte e zënë dhe Nënë Tereza nuk lëvizej dot prej aty, më erdhi bashkë me foton e skenës, e cila po montohej për një shfaqje sot në darkë. Lëreni aty u thashë, nuk ka më mirë. Askujt nuk do t’i shkonte mendja që atë që solli rastësia këtu enkas për Ismailin ,dhe më mirë se nën hijen e shqiptares që i takon botës, nuk mund të bëhej më mirë ceremonia e përcjelljes nga jeta e shqiptarit që i takon botës. Duke e njohur e dita në çast që nën hijen e shenjtores së tij të dashur Ismaili do të ndjehej i marrë nën mbrojtje nga ata që se donin apo edhe ato qe e donin.

Që nga lajmi për ndarjen nga jeta, në kutinë e mesazheve më vinin opinione të ngutura nga një ankth i çuditshëm për vendvarrimin e tij,. Përpiqesha të merrja me mend si do t’i merrte ai ato propozime të pa kërkuara për t’u varrosur pranë Vëllezërve Frashëri, në varrezat e Dëshmorëve në Kosovë apo atyre të Luftës Nacional Çlirimtare.
Por e di se po t’ia kisha treguar dot vigjiljen time të këtij ceremoniali mbrëmjen e djeshme, do të argëtohej shumë.

Kur edhe Helena më çoi fjalë që donte veç fjalën time në këtë funeral, zgjodhi besoj të keqen më të vogël një fjalim të pashmangshëm të rastit nga dikush që nuk flet thjeshtë se ia kërkon detyra, por si dikush që me Ismailin e lidhte kënaqësia e bisedave jo të shpeshta.

Ky nder mu bë edhe siklet po aq i rrallë sa dalja në një provim para fytyrës tallëse të Ismailit me tubimet, nderimet, fjalimet.
Sa e mora vesh që vdiq e mendova pashmangshmërinë e përgatitjes së ceremonialit, më është bërë pullë poste që nuk më ndahet nga sytë pamja e tij e sekëlldisur nga ceremonia e gradimit, nga vetë Presidenti i Francës.

Më rri në vesh vargu i tij për vdekjen :Do të bëj një shenjë e do ik!”, tha ai.