MENU
klinika

S’ka dorëheqje

Joe Biden konfirmon rikthimin në fushatë

20.07.2024 - 11:49

Nuk do të ketë dorëheqje nga gara e Presidencialeve të nëntorit për Joe Biden, edhe pse është pretenduar nga analistët politikë se do të ndodhë gjatë kësaj jave.

Këtë ka lënë të kuptohet Presidenti amerikan, i cili ka reaguar nga karantina duke akuzuar Donald Trump se ofron një “vizion të errët” për Amerikën.

Biden thotë se mezi pret të kthehet në fushatën elektorale javën e ardhshme dhe të fitojë zgjedhjet në nëntor.

“Ka shumë në lojë dhe zgjedhja është e qartë. Së bashku do të fitojmë. Vizioni i errët i Donald Trump për të ardhmen nuk përfaqëson kush jemi ne si amerikanë. Sot si parti dhe si shtet mundemi dhe do ta mposhtim në votime. Mezi pres të kthehem në garë javën e ardhshme për të vazhduar ekspozimin e kërcënimit të paraqitur nga axhenda e Donald Trump për vitin 2025…”, tha Biden në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga ekipi i tij i fushatës pas përfundimit të Konventës Kombëtare Republikane. A2

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN