Legjenda e wrestling, John Cena, ka njoftuar përfundimisht tërheqjen nga ringu i WWE, në mbrëmjen e djeshme të eventit “Money in the Bank” në Kanada. 16-herë kampioni i Botës u shpreh se në evenimentin më të madh të wrestling, Wrestlemania 41 të vitit 2025 do të jetë dhe eventi i tij i fundit në këtë kompani.
“Unë kam qenë në WWE për më shumë se dy dekada dhe në atë kohë, kam parë valë të pabesueshme prosperiteti siç kemi pasur tani. WWE është bileta më e nxehtë në qytet pa dyshim, por kam parë edhe vështirësi të vërteta, atëherë kur askush nuk e di emrin tënd, askush nuk dëshiron të jetë miku yt dhe vetëm fansat më të përkushtuar dhe më të fortë qëndrojnë pranë teje. Pra, në të gjitha ato vite, një nga gjërat më të rëndësishme dhe mbresëlënëse që mësova është nëse WWE është i nxehtë apo i ftohtë, kanadezët shfaqen gjithmonë”, tha Cena.