MENU
klinika

“Po përdoret si ‘Kalë Troje’ për…”

Kreshnik Spahiu zbulon skemën: Votat në Himarë i blen Greqia dhe jo “Fredi Beleri”

06.07.2024 - 16:39

Juristi Kreshnik Spahiu, në një intervistë për Reprot Tv ka analizuar situatën në Himarë, pas heqjes së mandatit nga KQZ të Fredi Belerit, i dënuar për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar. Spahiu tha se votat në Himarë i blen Greqai dhe ‘jo Fredi Beleri’, ndërsa tha se ky i fundit po përdoret si Kalë Trojë për të shkatërruar interesat kombëtare të vendit.

‘Fredi Beleri po përdoret si ‘Kalë Troje për të shkatërruar interesat kombëtare. Votat në Himarë i blen Greqia dhe jo “Fredi Beleri”. Shpenzohen miliona euro. Greqai po bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE. Kjo aleancë mes opozitës shqiptare PD-së dhe Fredi Belerit, asgjë më shumë nuk është sesa një koalicion në dëm të interesave të Shqipërisë.

Koalicioni mes PD-së dhe Athinës do të vazhdoj. Greqia po lobon që Berisha të riparojë marrëdhëniet me Perëndimin. Do të kenë një kandidat minoritar. Aleanca Berisha-Beleri ka zhgënjyer çdo demokrat që ndjehet patriot. Edhe socialistët nuk mbeten më pas! Nuk gjen Shqipëria një profil të një intelektuali patriot dhe i kanë vendosur Himarës një kandidat me dosje penale?! E kanë futur Himarën në një rekord historik, ku dy kryetarët rënë në burg. Është rast i paprecedent kur gjithë kjo Shqipëri nuk gjen dot një person që përfaqëson popullin e Himarës.

Greqia ka pretendime tërësisht etnike që lidhen me Epirin e Veriut. Kjo është zona elitare. Turizmi pas pandemisë ka marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm. Orientohen në investime në turizëm. Bizneset dhe oligarkët e Lindjes kanë hyrë në Kroaci në Mal të Zi në shumë vend të Mesdheut, në Shqipëri është një lloj tabuje dhe për këtë arsye merr vlerë të dhjetëfishtë Himara.’- tha Spahiu.

I pyetur nëse është anti-kushtetues shpallja e dekretit për zgjedhjet në Himarës, Spahiu tha se nuk ka asnjë klauzolë ligjore apo proceduriale që një proces në GJK të ndërpresë apo pezullojë zgjedhjet.

‘Ju thash që ka dy shkaqe ligjore, një vendim penal, por ka edhe një vendim të mandatimin në PE, ka dy shkaqe ligjore kushtetuese që Fredi Belerit i ka marrë fund mandati si kryetar bashkie. Nuk ka asnjë klauzolë ligjore apo procedurale që një proces në GJK të ndërpresë apo pezullojë zgjedhjet.’- tha Spahiu.