MENU
klinika

Përcillet gjeniu

Kryeministri Rama homazhe në nder të Kadaresë

03.07.2024 - 12:10

Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar homazheve në nder të shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare. Rama shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Në shenjë nderimi, Rama u përkul para arkëmortit ku qëndron trupi i pajetë i shkrimtarit me famë botërore, ndërsa la dhe një shënim në librin e kujtimeve.

Ndërkohë, në të njëjtën kohë, në homazhe i pranishëm ishte dhe presidenti Bajram Begaj.