MENU
klinika

I shpallur në kërkim nga “Summer”

Kush është drejtori i shkollës në Durrës, që mbante armë në banesë

07.07.2024 - 12:09

Drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit, Dashamir Mehmeti është shpallur në kërkim gjatë operacionit “Summer”.

Ai nuk u gjet në banesë kur policia shkoi ta arrestonte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës.

Gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet një pistoletë.

Gjatë operacionit “Summer”, i cili u zhvillua pas dy muajsh hetime, ranë në pranga 13 persona, ndërsa 3 janë ende në kërkim, për armëmbajtje pa leje dhe drogë.

Operacioni u zhvillua pasi Gjykata e Durrësit caktoi masat arrest në burg për 16 persona.