MENU
klinika

4 prej tyrë janë ekzekutuar

Kush janë presidentët e SHBA-ve që u kanë mbijetuar tentativave për vrasje

14.07.2024 - 09:10

Ish-presidenti Donald Trump u rrëzua në tokë të shtunën gjatë një mitingu në Pensilvabi, pasi u qëllua me armë.

Gjaku mund të shihej në fytyrën e tij, pasi plumbi i kishte prekur veshin e djathtë, por rastet kur presidentë dhe ish presidentë të SHBA-ve bien pre e sulmeve, nuk janë të rralla.
Shumë presidentë dhe ish-presidentë dhe kandidatë për president janë sulmuar në historinë e SHBA-së, sipas një raporti të CNN.

Presidenti Andreë Jackson: Në epokën e para Luftës Civile, ai u qëllua teksa merrte pjesë në një funeral në Kapitol. Sulmuesi qëlloi dy herë, por arma dështoi.
Presidenti Theodore Roosevelt: Ashtu si Trump, ai po përpiqej të kthente punën e tij të vjetër gjatë fushatës së vitit 1912. Ai u qëllua gjatë rrugës për një fjalim në Milwaukee.

Presidenti Franklin D. Roosevelt: Ai ishte president i zgjedhur kur një vrasës qëlloi mbi të në Miami në 1933. Sulmuesi, Guiseppe Zangara, nuk vrau dot Roosevelt por vrau kryebashkiakun e Çikagos Anton Cermak.

Presidenti Harry Truman: Ai mori presidencën pasi Roosevelt vdiq dhe u qëllua përballë Shtëpisë së Bardhë nga nacionalistët portorikanë në 1950.

Guvernatori i Alabamës, George Ëallace: Segregacionisti kandidoi për herë të tretë për president në vitin 1972 dhe u qëllua pas një ngjarjeje fushate jashtë Uashingtonit, DC. Të shtënat e lanë të paralizuar nga beli e poshtë.

Presidenti Gerald Ford: Ai u përball me dy tentativa për vrasje me radhë në vitin 1975.

Presidenti Ronald Reagan: Ai u qëllua në vitin 1981 jashtë Hilton në Uashington, DC, pasi mbajti një fjalim. Sekretari i tij i shtypit, James Brady, u plagos më rëndë se Reagan dhe më vonë u bë një aktivist për kontrollin e armëve.

Presidenti Barack Obama: Një burrë nga Idaho u akuzua për tentativën e vrasjes së Obamës kur ai qëlloi me armë zjarri në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2011.

Katër presidentë – Abraham Lincoln, James A. Garfield, William McKinley dhe John F. Kennedy – janë vrarë.