MENU
klinika

‘Për jetën nuk tolerojmë’

Lapaj paralajmëron Koçiun për mungesën e ilaçeve tek Onkologjiku: Do shihemi në SPAK

16.07.2024 - 12:19

Koordinatori i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka denoncuar mungesën e mediakamenteve anti-alergjike tek Onkologjiku, duke njoftuar se së fundi dy pacientë kanë humbur jetën si pasojë e kësaj mungese. Lapaj ka paralajmëruar ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu, se do të ketë kallëzime në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me këtë çështje, dhe të tjera si kjo. Më tej ai i bëri thirrje dhe kryeministri Rama, duke thënë se “duhet të sigurojë ilaçet para avioni privat”.

Po ashtu, Lapaj u ndal dhe tek skandali i pak kohëve më parë në Onkologjik, ku u shpreh se u “kryqëzuan” pesë mjekë në lidhje me atë që ndodhte tek Onkologjiku, por problemi i vërtetë është me sistemin’. Gjithashtu ai i bëri thirrje dhe qytetarëve të gjejnë guximin dhe të reagojnë. “Për jetën nuk mund të tolerojmë”, tha ai.

Lapaj: Nuk është problemi tek 5 mjekë por tek një sistem që nuk siguron ilaçe. Mund të mos kemi autostradat, teatrot e pishinat sportive më të mira në botë por nuk mund të mendohen tavanet në buxhet për ilaçe. Mjekët duhet të çohen të reagojnë, edhe shoqëria duhet të reagojë, çfarë di të thotë kjo shoqëri nëse nesër një nga këta pacientë vdes, se kanë vdekur dy pacientët nga kjo sëmundje. Çfarë do të thotë ministria e Shëndetësisë. Kjo sëmundje është një zmadhim e rrugës së frymëmarrjes, që shkakton mbytjen e pacientëve, kjo menaxhohet me ilaçe, nuk ka ilaçe.

I bëj thirrje mjekëve të mos punojnë në ato kushte pa ilaçe. I bej thirrje drejtoreshës së QSUT-së, të mos bëhet pjesë e një skemë që po vret pacientët, në të kundërt do përfundoj në SPAK. I bëjmë thirrje Ministres së Shëndetësisë, do të shihemi në SPAK shumë shpejt për këtë çështje dhe të tjera që ju po i lini pa ilaçe. Jam këtu për t’i bërë thirrje kryeministrit të vendit të sigurojë ilaçet para avioni privat. Nuk mund të mbajmë avion privat që kushton nga 100 mijë euro rruga pa siguruar ilaçet për pacientët në këtë republikë.

Ajo që dua në fund të këtij reagimi, është që qytetarët të gjejnë guximin dhe të reagojnë, të mos nënshtrohen sa i takon mungesës së ilaçeve. Për jetën nuk mund të tolerojmë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk zgjidhet çështja e gjykatës në rrugë"

Berisha në arrest, Lapaj: Si do të veproja nëse do isha avokat i tij!

"Rama duhet të pyeste shqiptarët, ai s’është pronar i vendit"

Aktivisti Lapaj kundër marrëveshjes për emigrantët: Po ngrihet burg…