MENU
klinika

Shqipëria mundet nga shqiptarë!!!

Luajnë deputetët e dy shteteve të Kombit: 5 – 0 për Kosovën!

01.07.2024 - 21:31

Shqipëria dhe Kosova kanë zhvilluar një ndeshje vëllazërore në futboll. Deputetët e dy parlamenteve zbritën në fushën e lojës, ndërsa Kosova fitoi me rezultatin 5 me 0.

Ky takim u mbajt në Prishtinë, teksa për Shqipërinë portën e mbrojti deputeti Dash Sula.

Sfida sportive spikati ndër të tjera pasi në formacionin e Shqipërisë u bënë bashkë deputetë të Pozitës dhe Opozitës.

Dhe pse patën rastet e tyre, fati nuk ishte me Shqipërinë. Kosova në anën tjetër shkëlqeu me fazën ofensive të saj, duke i shënuar 5 gola skuadrës së Shqipërisë.