MENU
klinika

Nga votimi i draftit për “Zgjedhoren” tek interpelancat

Mbyllja e sesionit, Kuvendi seancë maratonë

25.07.2024 - 10:20

11 projektrezoluta pritet të marrin votat e ligjvënësve në seancën e sotme, e cila do të jetë e parafundit për këtë sezon, pasi edhe një tjetër do të mbahet edhe premten.

Në projektrezolutat që pritet ë miratohen është ajo e veprimtarisë së Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2023, vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e avokatit te popullit, e Bankës se Shqipërisë, autoritetit të konkurrencës, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, apo e Institutit të Statistikave.

Gjithashtu, pritet të miratohen shtatë projektvendime, siç është ajo zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për shërbimet publike të sterilizimit dhe të Check-up-it në shëndetësi, zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve.

Në rend dite janë parashikuar gjithashtu dy interpelanca, përkatësisht me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa, dhe me ministrin e Financave, zotin Ervin Mete, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

Ndërkaq, drafti i dakortesuar disa ore me pare mes shumicës se pakicës për reformë zgjedhore, do te votohet nesër.

U vra një javë më parë nga bashkëmoshatari!

Qytetarët protestojnë për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika