MENU
klinika

“Na provokoi, nderoi çamët“

Mediat greke “tërbohen” nga vizita e Begajt në Konispol

16.07.2024 - 19:55

Mediat greke kanë shkruar në lidhje me vizitën e presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj në Konispol, vend ku kreu i shtetit nderoi edhe viktimat çame nga gjenocidi grek.

Sipas asaj që shkruajnë mediat helene, “gjenocidi çam” ishte përkujtuar më parë vetëm nga përfaqësues partish, por se tashmë gjenocidin çam po e përkujton edhe kreu i shtetit shqiptar. Për mediat greke, Rama vazhdon që të provokojë Greqinë, duke përdorur çështjen çame.

“Deri më tani, vetëm disa përfaqësues partiakë kanë marrë pjesë në këto aktivitete që kultivojnë nacionalizmin antihelen në Shqipëri, të cilat organizohen çdo vit nga Partia e Çamëve (PDIU) dhe “Shoqata Patriotike e Çamërisë”.

Edi Rama përdor çështjen e çamëve për t’iu përgjigjur zhvillimeve në çështjen Beleri dhe deklaratës eksplicite të Athinës se shkeljet e shtetit të së drejtës dhe të drejtave individuale si dhe ajo që ndodhi në bashkinë e Himarës ndikon në perspektivën evropiane të saj.

Në një kohë kur tensioni në marrëdhëniet dypalëshe mbetet, pavarësisht lejes gjashtëditore që iu dha Fredi Belerit për t’u betuar në Parlamentin Europian, Tirana shfaq aspektin e saj duke e ngritur çështjen e çamëve në nivelin më të lartë.

Për herë të parë që kur organizatat nacionaliste të çamëve ngritën monumentin “Trëndafili i Çamërisë” pranë kufirit me Greqinë për të përkujtuar “Genocidin e Çamëve”, festimet u kremtuan nga vetë presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, që është një zgjedhje personale dhe i kontrolluar plotësisht nga Rama.

Deri më tani, vetëm disa përfaqësues partiakë kanë marrë pjesë në këto aktivitete që kultivojnë nacionalizmin anti-grek në Shqipëri, të cilat organizohen çdo vit nga Partia e Çamëve (PDIU) dhe “Shoqata Patriotike e Çamërisë” në zonën e Konispolit pranë kufirit grek. Monumenti i kushtohet Çamëve, të cilët sipas këtyre organizatave nacionaliste, ishin viktima të “genocidit të Çamëve ” në Greqi.

Udhëheqjet shqiptare miratojnë sistematikisht axhendën shpenguese antihelene të organizatave çame dhe tentojnë ta fusin këtë çështje në axhendën dypalëshe greko-shqiptare, ndërsa Edi Rama, në mitingun parazgjedhor që zhvilloi në Galatsi, nxitoi të ngrejë çështjen e çamëve, duke pasur parasysh se në këtë mënyrë merr votat e tyre dhe njëkohësisht gjen një levë presioni ndaj Greqisë.