Ekspertja e njohur e ekonomisë, Romina Radonshiq ka folur për skemën e pensioneve dhe ndryshimet e reja që duhen bërë në mënyrë që të moshuarit të përfitojnë të ardhura më të larta. Në një intervistë për “Scan Tv”, ekspertja thotë se problemi kryesor është fakti që vetë skema nuk mund të përthith, pasi raporti përfitues dhe kontribuues është gati 1 me 1 dhe nuk kemi mundësi që vetë skema të dalë nga kjo krizë pa ndihmën e buxhetit të shtetit. Nga ana tjetër, ajo thotë se me skemën e re qeveria merr konsultime nga jashtë, por diagnostikimi i parë sipas saj është në ekonominë e brendshme.
Ajo thotë se ekspertët dhe le të thonë se sëpari është lufta ndaj evazionit fiskal, informalitetit, emigracionit, të rinjtë t’i drejtojmë të studiojnë në ato profesione ku ka treg pune dhe jo thjesht të marrin një diplomë dhe më pas të largohen jashtë vendit pikërisht se nuk gjejnë dot një vend pune, të sistemojmë sektorin e biznesit ku të ndihmojmë me politika fiskale favorizuese në një kohë afatshkurtër nëse do të punësojnë të rinjtë dhe do të rrisin pagën.
-Zonja Romina Radonshiq, skema e pensioneve, raporti midis kontribuuesve dhe përfituesve është në rreth 1.17, pra 1.17 kontribuues kënddrejtë 1 përfituesi. Një diferencë mjaft e vogël midis atyre që kontribuojnë dhe atyre që përfitojnë që janë pensionistë? Sipas jush, gjendet aktualisht në vështirësi skema e pensioneve?
Unë mendoj se aktualisht kemi një skemë pensionesh në vështirësi por duke projektuar të ardhmen mendoj se skema e pensioneve nuk do merren masa konkrete dhe ato masa konkrete duhet të merren nga qeveria dhe të ulen ekspertë e të gjejnë mënyra sesi mund të zgjidhet kjo krizë pasi do të kalojë në krizë. Problemi themelor i pensioneve është niveli shumë i ulët. Por problemi kryesor është fakti që vetë skema nuk mund të përthith, pasi raporti përfitues dhe kontribuues është gati 1 me 1 dhe nuk kemi mundësi që vetë skema të dalë nga kjo krizë pa ndihmën e buxhetit të shtetit.
Me të drejtë shumë qytetarë mund të thotë se ne po paguajmë 2 herë për pensionet pasi taksat tona po shkojnë për pensionet e nga ana tjerët pensionistët mund të thonë se ne nuk meritojmë këtë nivel pensionesh dhe kemi pensionet në nivel më të ulët në rajon dhe si do të shkojmë në vendet e BE me këtë kosto jetese kaq të lartë, si do mundemi ne që të dalim nga ky nivel varfërie. Me pensionet që marrin, pensionistët nuk po jetojnë as në një minimum varfërie me çmimet e larta që janë bërë të papërballueshme dhe në blerje të ushqimeve. Nëse nuk do të ketë ndihmën nga remitancat, ndihmat monetare që iu ofrojnë fëmijët e tyre, çdo pensionist do të kishte probleme të qenësishme në cilësinë e jetesës.
-Qeveria ka deklaruar se reforma e marrë 9 apo 10 vite më parë e ka realizuar objektivin tashmë e nuk ka më efekte dhe Ministria e Financave është në një bashkëpunim me Bankën Botërore për të harruar një strategji të re në tregun e pensioneve dhe të sigurimeve shoqërore në tërësi. Sipas jush duhet të përfshihen modele të vendeve fqinje, modele që alternojnë skemën private me atë shtetërore dhe në fund përfitimet janë më të mëdhaja?
Sëpari, patjetër që është shumë mirë që qeveria merr eksperienca nga vendet fshqinje për t’u konsultuar e këshillime sepse skema e pensioneve mund të has probleme edhe në vende të tjera por te ne është në një krizë. Shumë mirë që qeveria merr konsultime nga jashtë por diagnostikimi i parë është në ekonominë e brendshme. Pra si ta bëjmë këtë skemën e pensioneve të mundohet të rimarrë veten dhe aty le të ulen grupet e interesit, ekspertët dhe le të thonë se sëpari është lufta ndaj evazionit fiskal, informalitetit, emigracionit, të rinjtë t’i drejtojmë të studiojnë në ato profesione ku ka treg pune dhe jo thjesht të marrin një diplomë dhe më pas të largohen jashtë vendit pikërisht se nuk gjejnë dot një vend pune, të sistemojmë sektorin e biznesit ku të ndihmojmë me politika fiskale favorizuese në një kohë afatshkurtër nëse do të punësojnë të rinjtë dhe do të rrisin pagën. Po shikojmë se po punësohen pensionistë pasi nuk ia dalin dot me pensionet e tyre.
E para, të mundohet vetë qeveria me ekspertët që ka dhe të bëj politika reale. Së dyti, eksperienca e vendeve të zhvilluara na intereson për skemën e pensioneve private. Të gjithë individët duhet të kuptojnë se skema e pensionit privat është një zgjidhje dhe një alternativë shumë e mirë, pasi kur të dalin në pension të ketë mundësi të përfitojë nga kjo skemë. Lajmi i mirë është se vetë qeveria ka përcaktuar dhe një bazë ligjore ku vetë qeveria po i shtyn individët që të shkojnë drejt një pensioni privat. Është njësoj si të kursesh dhe me humbjen e jetës së individit që ka kontribuar ajo vlerë nuk humbet pasi e trashëgon familja. Kjo është një element shumë pozitiv pasi në skemën e pensionit publik, nuk ekziston kjo gjë pasi pensioni ndërpritet pasi ndërron jetë personi.
Megjithatë ende jemi në hapat e para e për të patur një numër më të lartë personash për përfshirje duhet një sensibilizim më i lartë për qytetarët nga media, apo bizneset për t’u rritur akoma më shumë numri i kontribuuesve në këtë skemë. Problemi kryesor është sesi ta ndihmojmë skemën e pensionit shtetëror sepse eksperiencat e vendeve të zhvilluara ne na tregojnë se ku mund të shkojmë por ne duhet ta zgjidhim problemin në Shqipëri duke parë situatën ekonomike në vend.
-Përveç mungesës në aspekte të ndryshme, mund të jetë mosbesimi sikurse mund të jetë mungesa e promovimit të produkteve, a është një problem edhe mungesa e edukimit të duhur financiar?
Sado Banka e Shqipërisë përpiqet të bëj punën e saj, por ne pamë edhe me mikro-kreditë mungesa e edukimit financiar. Ti mund të jesh një person që ke një edukim dhe një status në shoqëri por kjo nuk do të thotë se je mjaftueshëm i informuar në lidhje me financat dhe tregun menaxherial e duhet më tepër edukim financiar. E nëse e nisim që te të rinjtë, duhet të nis në kurrikulave shkollore me qëllim që të arrijnë të kuptojnë se sa e rëndësishme është qoftë menaxhimi e qoftë ana ekonomike, e deri diku eliminojmë dhe punën në të zezë.
Sepse nëse një i ri edukohet që çdo gjë do të kalojë sipas sistemit bankar, që edukohet se në momentin që ti punon, duhet të të paguhen dhe kontributet sepse mosha e pensionit vjen shumë shpejtë dhe ndikon edhe në skemën e pensionit.
-Nga studimi i INSTAT, vihej re se 1 ne 5 persona merrte pension por nga ana e qeverisë shqiptare kemi një fushatë për të rritur pagat e pensionit. Të gjitha këto zhvillime, po e përmisojnë apo përkeqësojnë skemën e pensioneve rritja e pagave përkthehet në më tepër kontribute?
Në fakt rritja e pagave përkthehet në më tepër kontribute por të mendosh që aq problem e kemi skemën e pensioneve ku 1 në 5 persona është një i moshuar, saqë rritja e pagës nuk është ndonjë kontribut aq i madh në këtë skemë. Mirë skema se ka problemet e veta por kemi dhe një problem të madh që kemi pensionet më të ulta dhe problemi më i madh është te fakti që këto individ që dalin tani në pension, burra dhe gra i përkasin asaj periudhe ku punonin në informalitet, ndoshta dhe nga mungesa e edukimit financiar ose me vetëdije të plotë u bënë pjesë e tregut informal e sot do të përfitojnë një pension të pjesshëm, që shkon thuajse në 92000 leke ku nuk mund të paguash dot as dritat. Duhen parë dhe individët me pension të pjesshëm ku nëpërmjet taksave që paguajmë shteti ka për qëllim të sjell mirëqenie por cila është forma që ka zgjedhur qeveria ta bëj këtë gjë.