MENU
klinika

“Mos harro kurrë që babi të do”

Meriton Mjekiqi i bën urimin prekës djalit të tij

16.07.2024 - 15:04

Ditën e djeshme djali i moderatorit të njohur Meriton Mjekiqit festoi ditëlindjen e tij. Nuk mungoi urimi prekës i moderatorit për të voglin e tij Loar në rrjetet sociale.

“Shpirt i babit, Loar! Gëzuar ditëlindjen, dritë e diellit dhe e syve të mij. Mos harro kurrë që babi të do!- shkruan Meritoni në foton e publikuar. Kujtojmë se Meritoni kishte rrëfyer në Big Brother VIP se nuk e kishte parë djalin për disa kohë dhe se ai vuan nga autizmi. Kjo kishte ndodhur, edhe për shkak të problemeve që kishte me ish partneren e tij, Egesta, me të cilën ndan edhe djalin e tij të vogël.

Pas daljes nga BBV, ai u shpreh se ende nuk kishte mundur ta takonte Loar dhe se po përpiqej të komunikonte me ish të dashurën.

“S’kam pasur mundësi të lidhem me Loar, jam duke tentuar që të komunikoj dhe të më lejojë të shkoj në Austri të shikoj djalin”, tha Meritoni.

Ndarja e Meritonit nga partnerja e tij, Egesta, nuk ka jenë e paqtë pasi dyshja janë përplasur edhe publikisht, ku kanë hedhur edhe akuza ndaj njëri-tjetrit. Egesta shprehej disa vite më parë se Meritoni ishte vetëm “babai biologjik” i Loarit, pasi nuk e kishte takuar asnjëherë, madje nuk i kishte bërë as një dhuratë për ditëlindje.

Deklarata e saj u bë në vitin 2021, pas një interviste të moderatorit në emisionin “NIN”, ku foli për jetën e tij personale, marrëdhënien me ish-partneren dhe djalin e tyre. Mjekiqi u pyet nga moderatori në lidhje me bisedën që ish-partnerja e tij kishte realizuar me rivalin e tij të hip hop-it, Varrosin, gjë për të cilën ai u shpreh se nuk i interesonte më.

“Nuk më intereson mua të kontaktoj me ishpartneren, unë i kam mbyllur muhabetet, e tha edhe vetë ajo. Ajo është ish-partnere, e respektoj si mamin e djalit tim, gjakut tim. Tentoj dhe gjithmonë kam tentuar të kem raporte të mira!”, u shpreh në atë kohë moderatori.

Au ndër të tjera deklaronte se kontaktonte me djalin e tyre, por reagimet nga ish-partnerja ishin të forta, ndërsa tha se përpiqej në maksimum që të mos bënte gabime, që në të ardhmen djali i tyre mund ta kryqëzonte si baba.

Në lidhje me marrëdhënien e tyre aktuale, ai tregoi: “Ka një kohë që s’e kam parë, normal që edhe mërzitem, edhe kush ka evlad e din këtë pjesë. Mundohem me kalu në mënyra të ndryshme virtuale për me afru, kur e kam larg, është një vjet e gjysmë, ka filluar t’i bëjë ato veprimet e Meritonit. Mua më dhemb më së shumti për djalin kur të rritet edhe i merr vesh disa gjëra, edhe munden me lëndu, për shembull një veprim i tillë, një veprim i mamit të vet që e ka bërë gabim dhe për këtë arsye mundohem që mos të bëj ndonjë veprim të gabueshëm në lidhje me familje që mbas 10 viteve, Loari kur të rritet, Loari të thotë: ‘Këqyr babi paska bërë diçka gabim në lidhje me mamin tim ose me mua”.

Por në lidhje me këtë rrëfim, reagoi ish-partnerja e Meritonit për të rrëfyer version e saj të situatës, ku tregoi se në fakt e vërteta është që ai nuk interesohej aspak për djalin.

“Para së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë, të cilin mund ta quaj baba ‘biologjik’. E përdor këtë term, pasi që Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij live.

Ndërkaq që Loarin, djalin tonë, e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale sa për t’i ngritur imazhin vetes së tij.Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën. Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë. Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë e jo të ndjekë hapat e babait të vet, jetë të degjeneruar e shfrenuar, i cili mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës-evladit. Ndaj kam vendosur të ndahem nga ai e ta rris fëmijën vetë ashtu siç edhe e kam bërë gati tri vite”, ka shkruar ajo.

Në postimet në vazhdim, Egesta ka theksuar se djali i tyre nuk merr as pensionin ushqimor nga babai dhe asnjë mbështetje financiare, duke i bërë thirrje të mos ia përmendë më emrin nëpër intervista.

“Ndërkaq që Meritoni nëpër media e përmend që mundohet për të dhe i cek kushtet e mira materiale kinse i rrinë tri vetura të parkuara e deri më tani asnjë dhuratë nuk i ka dërguar djalit të tij për asnjë ditëlindje të paktën dhe vazhdon kështu me gënjeshtra t’i bindë të tjerët.

Loari nuk e ka mbështetjen financiare as atërore nga Meritoni, të cilin kur e ka lënë familja, puna, shoqëria anash, i dola unë në ndihmë për vite me radhë, e ai këtë femër mundohet ta përulë e ta poshtërojë publikisht në vendin ku ai kthehet te ishpuna (Klan Kosova), ku ishte trajtuar më së keqi duke menduar se me të përulur një femër e ngriti veten”, ka shkruar ajo.

E duket se konflikti mes tyre vijon ende dhe Egesta kohët e fundit edhe pse ishte në Kosovë nuk e ka lejuar Meritonin të takohej me djalin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëdhënia që përfundoi me kërcenime dhe ofendime

Historia e debatit të Meriton Mjekiqit me ish-partneren

Veprimi i fundit i motrës së moderatorit zbulon çdo gjë

Familja e Meriton Mjekiqit pranojnë lidhjen e tij me Ilnisa Agollin?