MENU
klinika

Dhimbje kombëtare

Mevlan Shanaj për Kadarenë: Pas Skënderbeut, ikja më e madhe për shqiptarët

02.07.2024 - 13:45

Mevlan Shanaj, një nga miqtë e ngushtë të Kadaresë, ka shprehur dhimbjen e thellë, për këtë humbje të përmasave kombëtare e më gjerë. Për ndarjen nga jeta, në moshën 88-vjeçare, të shkrimtarit, ai nuk e tepron kur e konsideron këtë… si humbjen më të madhe për shqiptarët, pas Skënderbeut .

Shanaj, shprehet se ndarja nga jeta e kolosit, është një dhimbje kombëtare, teksa shton se ai e bëri këtë komb më të zgjuar.

Është një dhimbje kombëtare! Pas ikjes së Skënderbeut, kjo është ikja më e madhe për shqiptarët. Sot ka ikur njeriu gjeni, 46 kombe kanë pasur nevojë për mendjen e këtij njeriu.

Në përshtypjet e mia, në miqësi prej vitesh… i vetmi njeri që kisha frikë ishte ai, nga intelekti i tij i jashtëzakonshëm. Është njeriu që emancipoi Shqipërinë, që na bëri trim, ishte më trim nga të gjithë, ai kacafytej me diktaturën dhe na jepte njeriun e modelit. Ismaili na ka bërë të mençur të gjithë!”, tha ai.

Ndërkohë lidhur me sulmet që i kanë bërë, ai tha: Në prag të Nobelit, bënin një fushatë për të denigruar dhe një herë, i thashë: ore, këto sulmet sikur të kanë bërë më të fortë’, – aty për aty, më tha se ‘letërsia e madhe, kalon përmes ferrit’”.