Mirlind Daku bëri një nisje të shkëlqyer të kampionatit në Rusi. Sulmuesi shënoi dhe asistoi që në ndeshjen e parë me Rubin Kazanin, ndërsa për mediat ruse pas ndeshjes tregoi disa karakteristika nga loja e tij dhe pikat më të forta:
“Kam disa cilësi: lojën një kundër një, driblimin, duelet fizike. Por, ende nuk kam arritur formën që kisha dhe për ta arritur unë do të punoj shumë. Forma vjen përmes ndeshjeve. Minutat e para janë shumë të rëndësishme në futboll.
Në ndeshjet e ardhshme duhet të veprojmë më të përqendruar. Ky takim që u fitua, tregoi karakterin e skuadrës tonë. E dinim që do të kishim një ndeshje të vështirë kundër një skuadre të fortë. Është mirë që të gjithë së bashku treguam karakter”, u shpreh sulmuesi i Kombëtares në përfundim të sfidës. Edhe pse është përfolur për një lëvizje të tij nga Rusia, vështirë se ai do të shkojë diku tjetër.