MENU
klinika

Dy ish-presidentët bashkë në homazhe

Moisiu nderon ushtarakisht Kadarenë

03.07.2024 - 12:05

Shkrimtari i madh, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare, mëngjesin e 1 korrikut, përcillet sot për në banesën e fundit.

Të shumtë janë personalitetet që kanë kryer homazhe në nder të shkrimtarit Ismail Kadare. Homazhet kanë nisur në orën 9:00 në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Në homazhe u panë edhe dy ish-presidentët, Alfred Moisiu e Rexhep Meidani, të cilët nderuan Kadarenë.