MENU
klinika

Ideologjitë ekspansioniste të Rusisë dhe Serbisë

Ndikimi rus në Ballkan/ Kurti zbulon ‘skenarin’ e Vuçiç

07.07.2024 - 10:14

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, përmes një video mesazhi dje ka uruar Partinë Laburiste dhe liderin e saj Kieir Starmer për fitoren e arritur në Mbretëri të Bashkuar. Me këtë fjalim Kurti iu është drejtuar Komitetit për Evropë në kuadër të Internacionale Socialiste që është mbajtur në Bukuresht të Rumanisë.

Kurti ka folur edhe për rrezikun që paraqesin ideologjitë ekspansioniste të Rusisë dhe Serbisë në Evropë në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri ka thënë se njëjtë sikurse në Luftën e Dytë Botërore, Serbia me ndihmën e Rusisë po përpiqet të ngjallë mbështetjen për synime te saj të zgjerimit përmes dezinformimit dhe propagandës.

“Ashtu sikur në vitet para të Luftës së Dytë Botërore, Serbia, me ndihmën e aleatit të saj të ngushtë Rusisë, po përpiqet të mobilizojë mbështetjen për ambiciet e saj ekspansioniste përmes dezinformimit dhe propagandës duke gënjyer popullin e saj për armiqtë e supozuar të Serbisë dhe të serbëve etnik në vendet fqinje”, potencoi Kryeministri Kurti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës tutje ka thënë se një nga këto gënjeshtra dhe propagandë është pretendimi që Serbia e përsërit në vazhdimësi se kinse Kosova po kryen spastrim etnik kundër popullatës serbe.

Kurti thotë se një pretendim të tillë e ka hedhur poshtë Komiteti i Helsnikit për Të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe Iniciativa Evropiane për Stabilitet në Berlin.

Numri një i Qeverisë tutje ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe progresi që ka bërë ka mundësuar që edhe komuniteti serb t’i gëzojë frytet dhe sipas Kurtit kjo po e zemëron Beogradin.

Kurti thotë se sa më shumë qe serbët integrohen në Republikën e Kosovës, aq më e vështirë ësht ëpër Serbinë që të arrijë vizionin e saj për zgjerim territorial.

“Një gënjeshtër e tillë është pretendimi i përsëritur i Serbisë se Kosova po kryen spastrim etnik ose pogrome kundër popullatës etnike serbe. Ky pretendim është hedhur poshtë gjerësisht nga organizata të pavarura si Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe Iniciativa Evropiane e Stabilitetit në Berlin. Në fakt, e kundërta është e vërtetë: Qeveria jonë social-demokrate në Kosovë jo vetëm që ka pasur sukses në luftimin e korrupsionit dhe krijimin e vendeve të punës – ne gjithashtu kemi siguruar që të gjithë qytetarët tanë, përfshirë komunitetin etnik serb, të gëzojnë frytet e zhvillimit tonë. Ky progres është pikërisht ajo që e zemëron kaq shumë Beogradin: Sa më shumë qytetarë etnik serbë që integrohen në Republikën e Kosovës, aq më e vështirë është për Serbinë të arrijë vizionin e saj për zgjerim territorial”, tha Kryeministri Kurti.

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje