MENU
klinika

Nga Edvin Kulluri

Nuk janë gënjeshtarë, janë thjeshtë burokratë!

25.07.2024 - 18:49

Teksa degjoja sot ne konference per shtyp dy te njohurit e mi Bylykbashi dhe Kaso per te cilet kam vleresim si njerez dhe zyrtare, nuk po u besoja dot vesheve! Ne kundershtim te plote me ate c’ka thoshin kur sabotonin Komisionin e Reformes Zgjedhore ne dimer, se kerkonin te zbatoheshin rekomandimet e OSBE-ODHIR-it dhe sidomos kthimi i koalicioneve para-zgjedhore, sot pranuan se dje nuk u arrit asnje nga keto objektiva. Sa i perket Listave te Hapura, kane qene gjithnje te sinqerte. I urrejne pasi urrejne voten e lire, zgjedhjen e lire e per pasoje vullnetin e sovranit!
Por megjithese per dy ceshtje na paskan genjyer publikun dhe per te treten jo, pyetja shtrohet: cili eshte motivi? Motivi eshte vetem 1! Edhe kur genjejne, edhe kur jane te sinqerte i shtyn i njejti motiv! Te qenit burokrate dhe jo politikane! Pra te zbatojne urdhrin e shefit dhe per teper te mbajne vendin e punes por jo te prodhojne politike.

Ne rastin e pare sigurojne simpatine e Lexhendes per ti vendosur ne lista, ndersa ne te dytin meqenese nuk votohen, e vetmja mundesi eshte te jene ne liste te mbyllur dhe sigurte nga konkurenca!
Instikti i burokratit per te mbajtur vendin e punes eshte shkruar mjeshterisht nga Max Webet tek “Politika si Profesion”, packa se Cimi gazetari mund ta rrezoje kete veper klasike te sociologjise fjala vjen vjen permes nje libri te tijin me titull “Politika ne Syrin e Doktorit”! Nje gje eshte e sigurte, edhe nese genjejne apo thone te verteten nuk e bejne se mendojne si te padrejte apo te drejte ate c’ka thone! Thjeshte ja u do puna! Tek e fundit jane vecse burokrate, jo politikane.

Nuk besojne ne asgje. As kane ndonje ide se si mund te behet me i mire ky vend. Packa se bertasin per c’popullimin qe po i bejne vete ketij vendi duke varrosur shpresen se ka opozite poshte bluzes “Lironi Lederin e Opozites”! C’rendesi ka nese votojne apo jo shqiptaret, apo nese Kryeministri i ardhshem eshte po Edi Rama qe do munde kete opozite anti-demokratike! Rendesi ka qe te luftojne e te binden verberisht per nje vend pune ne parlamentin e ardhshem! Por edhe po nuk u bene deputete se Udheheqesi nderron mendje naten e fundit, fajin do e gjejne te Flamuri ose Luli! Keta te fundit as te japin e as ta marrin vendin e deputetit se Udheheqesi as i p…. fare!
Mos u merzisni me ta, jane thjeshte burokrate!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN