MENU
klinika

Samiti i Komunitetit Politik në Britani

Pas takimit me Belerin, Mitsotakis ‘kokë më kokë’ me Ramën

18.07.2024 - 13:20

Kryeministri Edi Rama është takuar në Londër me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Takimi mes dy zyrtarëve është zhvilluar në prag të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Fotot e bisedës mes dy zyrtarëve, janë publikuar nga ministrja Elisa Spiropali e pranishme gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar për Samitin e Komunitetit Politik Europian.

“Blenheim Palace, Mbretëria e Bashkuar në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Europian, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ” shkruan Spiropali.