MENU
klinika

Klanet mafioze që e kërcënojnë me jetë

Politikanët serbë në alarm, Vuçiç mund të pësojë fatin e Trump

16.07.2024 - 16:02

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin, u bëri thirrje autoriteteve që të rrisin masat e sigurisë për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe familjen e tij, thuhet në faqen e Lëvizjes Socialiste. Duke iu referuar atentatit ndaj Donald Trump, Vulin theksoi se në vetëm pak muaj ka pasur një tentativë për të vrarë kryeministrin sllovak Robert Fico dhe ka ndodhur një aksident avioni në të cilin mbeti i vrarë presidenti iranian, duke shtuar se nuk është rastësi që të gjithë nga të lartpërmendurit avokuan ose po avokojnë për një botë tjetër dhe paqe në Ukrainë, raporton “Nova.rs”.

“Le të përgatitet Vuçiçi dhe kushdo që ka guxim të luftojë për liri. Përpjekja për të vrarë ish-presidentin Tump është shprehje e urrejtjes së lejuar dhe të inkurajuar, e njëjta urrejtje që inkurajohet dhe shprehet lirisht ndaj Vuçiçit dhe Serbisë, paralajmëroi Vulin.

Vuçiç, i radhës pas Trump

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Policisë, Ivica Daçiç, më parë ka vlerësuar se vrasja e Trump është një dëshmi e trishtuar dhe tragjike e pasojave të një fushate urrejtjeje, kërcënimesh dhe çnjerëzore të një njeriu”. “Diçka e ngjashme po ndodh në Serbi, përmes sulmeve ndaj Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe familjes së tij”, tha Daçiç.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, ka shfrytëzuar sulmin ndaj ish-liderit të SHBA-së për t’i dërguar një ftesë dhe lutje “elitave në Serbi dhe mediave të tyre të pavarura”, të cilat, siç pretendon ajo, nuk janë asgjë tjetër veçse të pavarura. për të parë “cilat mund të jenë pasojat reale të urrejtjes” të cilën ata e promovojnë çdo ditë dhe gënjeshtrat që nxjerrin në publik”.

Frika e presidentit

Vetë presidenti serb tha dje se pajtohet me kryeministrin sllovak Robert Fico se skenari i vrasjes së Donald Trump është kopje e skenarit të vrasjes së tij dhe se arsyeja e të dy sulmeve ishte urrejtja dhe satanizimi në publik. I pyetur nga një gazetar për të komentuar reagimin e kryeministrit sllovak Robert Fitz, i cili tha se skenari i atentatit ndaj Donald Trump është një kopje e skenarit të vrasjes ndaj tij, Vuçiç u përgjigj se Fico kishte të drejtë. “Është absolutisht e vërtetë. Njeriu që qëlloi, ai ju thotë “Unë e urrej Trumpin, i urrej republikanët”.

Kur jeni duke satanizuar dikë gjatë gjithë kohës, çfarë prisni?”, pyeti Vuçiç.Ai shtoi se kishte menduar më shumë se një herë për arsyen e vrasjes së Fico-s dhe deklaroi se e kuptonte që ishte satanizim. “Dhe pastaj e kupton se kjo është arsyeja. Ata kanë bërë një demonizimin e tillë të kryeministrit Fico, për vite me radhë. 8:8 ishte mandati në komisionin e imunitetit dhe kjo është arsyeja e vetme që ai nuk u arrestua. Dhe pastaj ai fitoi përsëri sovranisht, sepse ai është me të vërtetë lideri i vetëm”, tha Vuçiç.

Kërcënimet me jetë

Në fakt, lajmet që presidenti i Serbisë kërcënohet me jetë, duket se janë bërë thuajse tëzakonshme në atë vend, për sa kohë përsëriten shumë shpesh. Së fundmi, një rast i tillë ka alarmuar sërish median serbe por edhe qeverinë. Kryetarja e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, Ana Brnabiç, tha në muajin qershor se presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është “i vetmi luftëtar serioz dhe i vendosur kundër mafies dhe krimit të organizuar” dhe se jeta e tij është në rrezik., përderisa kreu i klanit kava, Radoje Zvicer, është i lirë. “Vuçiç nuk është vetëm një pengesë për sundimin e krimit të organizuar dhe mafias në këtë vend dhe rajon, por edhe një garanci e sigurisë dhe stabilitetit të Serbisë”, tha Brnabiç asokohe në stacionin televiziv Happy.

Rritja e dhunës

Gjatë muajve të fundit, sulmet ose kërcënimet ndaj politikanëve në Gjermani, Spanjë, Irlandë dhe vende të tjera evropiane, veçanërisht duke përfshirë tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak dhe kërcënimet kundër liderëve në Poloni dhe Hungari, kanë theksuar më tej dhunën politike në rritje në Evropë. Analistët parashikojnë se kjo valë agresioni politik nuk ka gjasa të zhduket shpejt pas zgjedhjeve, pasi shkaqet themelore të këtyre akteve të dhunshme janë thellësisht komplekse dhe të shumëanshme.

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje