MENU
klinika

“Vrisni patronazhistët e rrihni policët”

Procedohet penalisht avokati Genc Gjokutaj pas thirrjeve për akte ekstreme

27.07.2024 - 13:05

Ka nisur procedimi penal nga avokatit Genc Gjokutaj pas thirrjeve të tij për akte ekstreme në rrjetet sociale.

Gjokutaj u procedua për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit G .Gj., me profesion avokat, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është konstatuar një postim, i publikuar nga shtetasi G. Gj., i cili bën thirrje për të kryer veprime të dhunshme, postim ky i cili konstatohet se është publikuar dhe në media të ndryshme online.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Thirrjet ekstreme të avokatit

Gjokutaj ka habitur me deklaratën e tij në rrjetet sociale teksa ka bërë thirrje për akte ekstreme.

Në një postim në Facebook, avokati shkruan se diktaturat nuk rrëzohen me kode zgjedhore e amendime ligjesh, por vetëm me revoltë popullore.

Juristi shkruan se “forcat njerëzore shkulin hajdutët nga pushteti”, duke u bërë thirrje njerëzve të dalin nga shtëpitë dhe të vrasin patronazhistët.

“Thyeni çdo sportel qe ju kerkon shpirtin! Rrihni çdo polic qe mbron hajdutet! Vrisni çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen”, shkruan avokati.

Postimi i plotë:

Te dashur Shqiptare!

Diktaturat nuk rrezohen me kode zgjedhore!

As me amendime ligjesh!

Hajduti kapet ne vjedhje dhe jo me permiresim te ligjit apo ashpersim denimi!

Vetem revolta popullore dhe forca njerezore shkulin hajdutet nga pushteti!

Shqiptare qe e doni Shqiperine dhe jo qe dini shqip!

Dilni nga shtepite sot!

Thyeni çdo sportel qe ju kerkon shpirtin!

Rrihni çdo polic qe mbron hajdutet!

Vrisni çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen!

Vetem keshtu Shqiptaret mund te behen Zoterinj dhe Shqiperia Zonje!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Deri tani ia kanë arritur që ta realizojnë skenarin"

Berisha në arrest rrezikon mandatin? Avokati: Kjo është strategjia e Ramës!

Dosja ‘Partizani’/ Avokat Gjokutaj plas deklaratën e fortë

“Gjyqtarja Irena Gjoka u shkarkua në 1996 nga Berisha për korrupsion”

Avokatët: Kërkojmë përjashtimin e saj, shpërdoroi…!

‘Partizani’/ Berisha kallëzon në SPAK gjyqtaren Irena Gjoka


U vra një javë më parë nga bashkëmoshatari!

Qytetarët protestojnë për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika