Microsoft ka reaguar pas kaosit që ka pushtuar botën pas një ndërprerje të shërbimeve të IT. Bankat, linjat ajrore, kompanitë e telekomunikacionit, Bursat e Londrës, Microsoft, transmetuesit televizivë, radiofonikë dhe supermarketet janë prekur nga probleme të sistemeve të IT.
Microsoft ka dalë me një njoftim ku thotë se kompania po ndërmerr masa pas problemeve të shërbimit në të gjithë botën, duke shtuar se ndërprerja e shërbimit filloi pas mesnate.
Sky News. raporton se kompania thotë se po heton problemet me shërbimet cloud në SHBA dhe një problem që ndikon në disa nga aplikacionet dhe shërbimet e saj.
Firma e sigurisë së IT-së Crowdstrike në një mesazh telefonik të regjistruar tha se është në dijeni të raporteve të problemeve në sistemin operativ Ëindoës të Microsoft-it në lidhje me sensorin e tij Falcon.
“Faleminderit që kontaktuat me mbështetjen e Crowdstrike. Crowdstrike është në dijeni të raporteve të problemeve në Windows… lidhur me sensorin Falcon”.
Prej disa orësh, shumë vende të botës ndodhen në kolaps pasi ndërprerja e internetit ka bërë që shumë shërbime të bllokohen dhe të mos funksionojnë.