MENU
klinika

Përplasje “titanësh”

Publikohen formacionet e sfidës Spanjë-Gjermani

05.07.2024 - 17:14

Deri tani dihet vetëm që do të jetë një përballje spektakolare. Më të dalluarit e këtij kompeticion, Gjermania e Spanjë do të përplasen kokë më kokë, në orën 18:00, në “MHP Arena”, të Shtutgartit, në sfidën hapëse të fazës çerekfinale, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, në atë çka mund të konsiderohet, një finale e parakohshme.

Sa i përket formacioneve, tekniku Luis de la Fuente i ka rreshtuar “Demat” e tij spanjollë, me formulën 4-3-3, ku lojtarët e përzgjedhur ishin mëse të pritshëm. Në portë do të vendoset Unai Simons, ndërsa në mbrojtje nga e majta në të djathtë janë Cucurella, Laporte, Le Normand e Carvajal. Treshja e mesfushës përbëhet nga Fabianz Ruiz-Rodri-Pedri, ndërsa në “tridentin” e sulmit të udhëhequr nga kapiteni Alvaro Morata janë edhe të talentuarit, Nico Ëilliams e Lamine Yamal.

Në krahun tjetër, tekniku Julian Nagelsmann ka lënë gjithashtu të pandryshuar skemën e tij, teksa i ka pozicionuar sërish “Pancerat”, me rreshtimin 4-2-3-1, ku në portë është “gardiani”, Manuel Neuer. Në krahët e mbrojtes janë David Raum e Joshua Kimmich, ndërsa në qendër janë Rudiger e Jonathan Tah. Para vijës fundorë vendosen Toni Kroos e Emre Can, ndërsa më të avancuar janë kapiteni Ilkay Gundogan e “diamantët” Jamal Musiala e Florian Ëirtz, me sulmin që përbëhet vetëm nga “ylli” i Arsenal, Kai Havertz.