Shqipëria ka prodhuar rreth 1.4 milionë ton perime “Made in Albania”, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme shkon për konsumin vendas dhe pjesa tjetër për eksport. Në grupin e perimeve të prodhuara përfshihen perimet e njoma, perimet e thata, dhe bostanoret. Nëse do të analizojmë prodhimin përgjatë vitit 2023 të ndarë sipas qarqeve, referuar të Dhënave të INSTAT, duket se kryeson qarku i Fierit, me një sasi prej 544 mijë ton. Qark ky që ka në dispozicion fusha të mëdha pjellore, klimë të përshtatshme, por edhe që ka investuar në ndërtimin e serave për të nxjerrë prodhim përpara sezonit. E llogaritur në përqindje, qarku i Fierit zë 38.86% të prodhimit total në mbarë vendin.
Një peshë të konsiderueshme të prodhimit të perimeve zë edhe qarku i Tiranës, që pason fierin, me rreth 154 mijë ton në vit. Shqipëria ka prodhuar rreth 1.4 milionë ton perime “Made in Albania”, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme shkon për konsumin vendas dhe pjesa tjetër për eksport. Në grupin e perimeve të prodhuara përfshihen perimet e njoma, perimet e thata, dhe bostanoret. Nëse do të analizojmë prodhimin përgjatë vitit 2023 të ndarë sipas qarqeve, referuar të Dhënave të INSTAT, duket se kryeson qarku i Fierit, me një sasi prej 544 mijë ton.
Qark ky që ka në dispozicion fusha të mëdha pjellore, klimë të përshtatshme, por edhe që ka investuar në ndërtimin e serave për të nxjerrë prodhim përpara sezonit . E llogaritur në përqindje, qarku i Fierit zë 38.86% të prodhimit total në mbarë vendin. Një peshë të konsiderueshme të prodhimit të perimeve zë edhe qarku i Tiranës, që pason fierin, me rreth 154 mijë ton në vit.