MENU
klinika

Gati tenderi 390 milionë euro

Qeveria shpall procedurën për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit

25.07.2024 - 21:59

Qeveria shqiptare pritet që të hapë shumë shpejt tenderin 390 milionë euro për ndërtimin e portit të ri tregtar në Durrës. Autoriteti Portual ka shpallur në regjistrin e parashikimeve të Agjencisë së Prokurimeve procedurën, përfshirë detajet financiare të kontratës.

Sipas dokumentave, fondi limit i tenderit është përcaktuar 39.3 miliardë lekë pa tvsh ose rreth 393 milionë euro me kursin aktual. Autoriteti Portual do të këshillohët në procedurën e tenderimit të portit nga kompania hollandeze Royal Haskoning.

Pak ditë më parë, APD nënshkroi një kontratë me negocim të drejtëpërdrejtë në vlerën 12 milionë euro me kompaninë holandeze për konsulencë dhe mbikqyrje në ndërtimin e portit të ri.

Kjo është vetëm faza e parë e ndërtimit të portit të ri të mallrave, i cili do të ndërtohet në zonën e Porto Romanos. Qeveria vendosi të ndërtonte një port të ri tregtar, pasi porti ekzistues i Durrësit do të shërbejë për ndërtimin e portit të jahteve dhe kullave rezidenciale.

Tenderi për ndërtimin e portit të ri do të hapet në dhjetor të këtij viti.