MENU
klinika

Ministrat dhe deputetë e PS surprizojnë kryeministrin

Kryeministri Rama, feston 60-vjetorin e lindjes

04.07.2024 - 11:19

Ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste kanë surprizuar mëngjesin e kësaj të enjte kryeministrin Edi Rama për 60-vjetorin e tij të lindjes.

I gjithë kabineti dhe deputetët kanë shkuar në ambientet e kryeministrisë, ku i kanë bërë një festë surprizë Ramës.

Ligjvënësit dhe ministrat janë parë duke dalë nga godina qeveritare pas festës së organizuar herët në mëngjes.

Edi Rama feston këtë 4 korrik 60-vjetorin e lindjes.