MENU
klinika

“Pushteti vendor, pjesë e procesit të legalizimit”

Rama u drejtohet kryebashkiakëve: Monitoroni Kadastrën!

17.07.2024 - 12:00

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryetarët e bashkive për përshpejtimin dhe monitorimin e procesit të legalizimit, si prioritet i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale.

Ai ka njoftuar se Bashkitë do të jenë pjesë e procesit të legalizimit, duke shtuar se pushteti vendor do të kryejë edhe procesin monitorues në Kadastër, puna e së cilës lë për të dëshiruar.

“Është vendosur që bashkitë të përfshihen në proces, që ka një rëndësi e dobi të posaçme sepse jo vetëm do të shtojë forcat për të mbështetur e zgjidhur problemin e legalizimit për qytetarët, por do të shërbejë për monitorimin e punë së Kadastër që lë për të dëshiruar.
Në këtë kontekst, së pari janë bashkitë që do të vendosin prioritetet.
Procesi do të udhëhiqet prej jush me një staf të dedikuar”, tha ai.