17.07.2024 - 14:09
Projekti më i ri që do të vendoset në ‘jetë’ i quajtur “Rozafa e Re e Shkodrës”, tashmë e ka marrë konfirmimin. Së shpejti do të nisë puna për ndërtimin e tij, me një kubaturë gjigante krahasimisht me ndërtimet që e rrethojnë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama përmes një postimi në facebook, ku shkruan: “MIRËMËNGJES
dhe me projektin fitues të konkursit ndërkombëtar, “Rozafa e Re e Shkodrës”, e studios prestigjioze spanjolle Selgascano Architects, ju uroj një ditë të mbarë”.